11.1 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMegjashi: Fëmijët ndihen të vetmuar, duan në shkollë

Megjashi: Fëmijët ndihen të vetmuar, duan në shkollë

Hulumtimi i bërë nga Ambasada e Fëmijëve Megjashi ka treguar se 5% e fëmijëve kanë qenë tërësisht të çkyçur nga mësimi në distancë për shak të mungesës së kompjuterit apo telefonit celular. Mbi 68% e të rinjve e kanë pasur të vështirë të vendosin kontakte me bashkëmoshatarët, dhe kjo paraqet izolim dhe vetmi thonë nga Megjashi. 65% kanë thënë gjatë periudhës ë pandemisë u ka munguar ambienti shkollor, jo vetëm si komponetë edukativo-arsimore por dhe si vend për shoqërim. Hulumtimi ka treguar se të rinjve u është kufizuar liria, ndërsa pasojat do ti shohim më vonë.

“Fëmijët pyesin se pse kafeteritë punojnë pa maska mbrojtëse, kurse shkollat janë të mbyllura. Të kthehemi në shkollë, le të mos ketë libra digjital, le të mësojmë më pak, por të mësojmë gjëratë nevojshme dhe të kuptueshme për moshat tona.”, tha Dragi Zmijanac nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi”.

Barra nga misimi online nuk ka rënë vetëm mbi supet e fëmijëve por dhe të prindërve, thonë sociologët. Tek çdo i teti fëmijë si rezultat i situatës së krizës me pandeminë është shkaktuar anksiozitet dhe depresion.

“Këto janë gjenerata te të cilat duhet të kemi kujdes të jashtëzakonshëm sidomos në shëndetin mental të tyre sepse tek shumë prej tyre po vërehet zbehje të koncenrtimit si dhe shqetësime kur përmenden ngjarje stresuese për humbje jetë njerëzish nga virusi.”, u shpreh Sofija Arnaudova, sociologe.

Sipas sociologëve pas përfundimt të pandemisë përveç shëndetit mental kujdes i vecanti duhet ti kushtohet edhe sajber dhunës ndaj fëmijëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments