3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMediat serbe: Po kontrollohen autobusët me qytetarët serb nga Policia e Kosovës,...

Mediat serbe: Po kontrollohen autobusët me qytetarët serb nga Policia e Kosovës, kjo e fundit e mohon

Mediat serbe po raportojnë se Policia e Kosovës po i kontrollon serbët që janë nisur drejt Serbisë për të votuar në zgjedhje. Nga institucioni për mbajtjen e rendit i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, tha se “nuk ka pasur raste të tilla”.

“Ne jemi për të ndihmuar qarkullimin, nuk ka ndalesa të autobusëve”, tha Gashi.

Mediumi serb, Kossev, duke cituar një medium lokal serb, shkroi se Policia e Kosovës e ka ndaluar për gjysmë ore një autobus me serbë nga fshati Gorazhdec në rrugën Pejë – Mitrovicë. Sipas tyre, të gjithë pasagjerët janë nxjerrë jashtë dhe autobusi është kontrolluar detajisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments