9.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaMediat angleze: SHBA ka financuar me 3.7 milionë dollarë eksperimentet mbi lakuriqët...

Mediat angleze: SHBA ka financuar me 3.7 milionë dollarë eksperimentet mbi lakuriqët në Wuhan

Dihet që në afërsi të qytetit kinez të Wuhan, epiqendra nga e cila shpërtheu zyrtarisht pandemia e koronavirusit, ndodhet një laborator i rëndësishëm për studimin e sëmundjeve infektive.

Një laborator i kushtueshëm ai i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, me kosto rreth 37 milionë dollarë, por që sipas dokumenteve të botuara nga disa media angleze, si “Mail on Sunday”, është financuar edhe me para amerikane.

Sipas këtyre burimeve, disa partnerë amerikanë si Instituti i Shëndetit Amerikan, Harvardi dhe universitet i Alabamës, kanë financuar pjesë të eksperimenteve në Wuhan mbi disa lakuriqë nate të gjetur në disa shpella në zonën e Yunnanit, rreth 1300 kilometra nga Wuhani, që paraqisnin një virus të panjohur.

Studimet filluan nga një epidemi që kishte interesuar zonën e Yunnanit në 2016, dhe sollën disa studime të përfunduara në 2018, ku përshkruhej koronavirusi i ardhur nga kafshët e egra.

Studime që nuk po reklamohen nga qeveria kineze, e cila sipas britanikes “The Guardian” po dekurajon studimet e Universiteteve kineze mbi origjinën e koronavirusit që shkakton COVID-19, duke preferuar më shumë dinamikat e përhapjes dhe mënyrën e kufizimit të saj. Këto studime, sipas “The Guardian”, duhet të kalojnë lupën e qeverisë para botimit.

Edhe pse shkencëtarët , edhe perëndimor, thonë se asnjë kontaminim është i mundur dhe ka ndodhur në laboratorë të sigurisë së lartë si ai i Wuhanit, tashmë mundësia e një aksidenti ku virusi mund të ketë infektuar një nga punonjësit, dhe nga ai tregun e peshkut në Wuhan, kthehet në një mundësi reale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments