BallinaLajmeMë Mirë për Tetovën/ SHUMICA HESHT, OPOZITA FLEN, AGRONI FOL, MAKINERIA VOTON!

Më Mirë për Tetovën/ SHUMICA HESHT, OPOZITA FLEN, AGRONI FOL, MAKINERIA VOTON!

Në seancën e 13 të Këshillit të Komunës së Tetovës, si pikë e parë e rendit të ditës ishte plotësimi dhe ndryshimi i programës në fushën e menaxhimit me tokën ndërtimore për vitin 2026, e njohur në publik si “shitja e parcelave RM”!

❌ Gjatë kësaj seance udhëheqësia komunale vazhdoj mos e merr parasysh kërkesën tonë që për diskutime urbanistike të vendoset në funksion projektori si akt transparence për këshilltarët dhe qytetarët, që të qartësohet për çka votohet.

❗ Kjo pikë e rendit të ditës, për herë të parë është diskutuar nga ana e këshilltarit tonë Agron Arifi në seancën e 8-të, e cila është mbajtur me datë 30.01.2026, por si zakonisht kaloi pa diskutim nga këshilltarët tjerë dhe u votua nga makineria e shumicës me 16 vota.

🚩 Vendosja e parcelave në programën për shitje nga ana e Komunës së Tetovës gjatë asaj seance u arsyetua nga sektori për urbanizëm si “parandalim për uzurpim”, kurse tani me këto ndryshime shihen tendenca tjera.

⁉️ Kujt i janë premtu parcelat nga kjo udhëheqësi komunale?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments