8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeMe himnin shqiptar dhe grek, betohet kryebashkiaku i ri shqiptar i Dropullit

Me himnin shqiptar dhe grek, betohet kryebashkiaku i ri shqiptar i Dropullit

Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar konstituuimi i Këshillave Bashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë ditës së sotme është betuar Dhimitraq Toli si dhe është konstituuar Këshilli Bashkiak. Gjatë ceremonisë u luajt himni grek dhe shqiptar, si dhe ishin flamujt e të dy vendeve. Po kështu kryebashkiaku Toli mbajti fjalë në të dy gjuhët.

Të pranishëm gjatë konstituimit ishin deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo, si dhe zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e prefekti Astrit Aliaj.

Dropulli drejtohej katër vitet e fundit nga një kryebashkiak i PD-së, i cili nuk ishte i pranishëm teksa hyri në zyrë kryetari i ri. Kujtojmë se Dropullit është njësia vendore më e madhe e minoritetit etnik grek në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments