15.8 C
Tetovo
E shtunë, 12 Tetor, 2024
BallinaLajmeMblidhet Këshilli Gjyqësor, shqyrton raportin e Entit Shtetëror të Revizionit

Mblidhet Këshilli Gjyqësor, shqyrton raportin e Entit Shtetëror të Revizionit

Këshilli Gjyqësor zhvillon seancë me gjashtë pika të rendit të ditës. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor fillimisht do të vendosin për kërkesën për dërgim të përkohshëm të gjykatësit për të kryer funksionin gjyqësor në gjykatë tjetër dhe më pas si pikë e dytë e rendit të ditës është shqyrtimi i raportit të Entit Shtetëror të Revizionit. Në seancën e sotme do të debatohet për miratimin e ndryshimit të rregullores së këshillit gjyqësor dhe do të vendoset pas njoftimit të Komisionit për gjendjen faktike të konstatuar pas kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësit, përkatësisht kryetarit të gjykatës. Si pikë e pestë e rendit të ditës është planifikuar diskutim pas raportit të dorëzuar të komisionit për gjendjen e konstatuar për të përcaktuar përgjegjësinë e gjykatësit, por edhe këtu nuk theksohet se për cilin gjykatës ose kryetar gjykate bëhet fjalë. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments