9.2 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeMbi 77 mijë mërgimtarë të regjistruar përmes aplikacionit online. Simovski drejtori ESHS...

Mbi 77 mijë mërgimtarë të regjistruar përmes aplikacionit online. Simovski drejtori ESHS është i mërzitur /Jehona e ulët në Australi , Kanada dhe SHBA ?!

 Bojkoti i heshtur i diasporës për të cilin u raportua ditë më parë, është rezultat i antifushatës për regjistrim të popullsisë, deklaoi drejtori I Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), Apostoll Simovski

Ai ka nënvizuar se jehona e ulët e diasporës çon në kahje të gabuar, për çka u dërgoi apel të kontribuojnë për këtë operacion të rëndësishëm statistikor.

“Jehona e ulët në Australi në veçanti, por edhe në Kanada dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndoshta ka të bëjë me një anti-fushate për të cilën kemi informacione se po ndodhë”, tha Simovski në një bashkëbisedim me televizionin Kanal 5.



Kreu i ESHS-së bëri thirrje të regjistrohen, sepse tha se është në interes të shtetit, për të grumbulluar informacione për numrin e shtetasve të saj në vend dhe jashtë tij.

Sipas Enti Shtetërorë për Statistika numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 77 122, alsatm

Regjistrim i diasporës përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 1 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill.

Ndryshe, qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që nuk kanë mundësi të regjistrohen përmes aplikacionit online, nga 1 prilli do të mund të regjistrohen nga familjarët ose të afërmit e tyre në Maqedoninë e Veriut, që i dinë të dhënat për personin në fjalë.

Kurse nga 1 marsi deri më 15 mars tashmë janë regjistruar përfaqësuesit diplomatik, anëtarët e familjeve të tyre, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që punojnë në Kombet e Bashkuara, përfaqësuesit e armatës në vendet e huaja si dhe qytetarët që janë angazhuar në bazë të ndonjë bashkëpunimi ndërkombëtarë.



  • Unë mendoj se mesazhi i Dr. Karaxhovskit është keqkuptuar, komisioni mund të japë vetëm një rekomandim, ai nuk merr vendime në asnjë rast. Sidoqoftë, njësia e vetme që mund të japë një rekomandim për çdo gjë. Ata na dhanë protokolle, por ato mund të ndryshojnë në varësi të mënyrës se si po lëviz situata me kovidin dhe nëse vlerësojnë se kushtet janë të tilla që nuk mund të bëhet, ata mund të japin vetëm një rekomandim, tha Apostol Simovski.

Sipas ligjit, komisioni duhet t’i japë një rekomandim Qeverisë, dhe Qeverisë pastaj Parlamentit në formën e një zgjidhje ligjore. Disa ekspertë besojnë se regjistrimi duhet të shtyhet për shkak të pasqyrës së dobët epidemiologjike, duke ndjekur shembullin e vendeve fqinje që tashmë kanë shtyrë zbatimin e këtij operacioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments