7.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeMaska mbrojtëse dhe sapunë do të dhurohen në Komunën e Tetovës

Maska mbrojtëse dhe sapunë do të dhurohen në Komunën e Tetovës

Maska mbrojtëse për fytyrë, vizirë dhe sapunë antibakterial në bazë natyrale do të fitojë sot Komuna e Tetovës. Bëhet fjalë për dhurim të Organizatës për menaxhim me ndryshime -QMN dhe Organizata partnere të saj.

Është parashikuar Komuna e Tetovës maskat e dhuruara për fytyrë t’ua shpërndajë qytetarëve, me qëllim të sigurohet mbrojtje e tyre më e madhe në parandalimin nga përhapja e koronavirusit, vizirët për fytyrë janë të destinuara për policinë në rajonin e Pollogut, ndërsa sapunët antibakteriale janë të destinuara për klinikat dermatologjike të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz me sëmundje të lëkurës, për të cilët janë të destinuara sapunët në baza natyrale, informojnë nga QMN.

Ata theksojnë se në kuadër të projektit “Zhvillim i mikro-ndërmarrjeve të grave në zonën ndërkufitare”, i financuar nga Bashkimi Evropian, konvertuan një pjesë të buxhetit në mënyrë që të kontribuojnë në ballafaqimin me Kovid-19 në vend, si dhe ekonomikisht ta mbështesin sipërmarrësin e grave në rajonin e Pollogut dhe Elbasanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments