10.8 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMasat për mbrojtje të detyrueshme, gjithsej 742 raste aktive me coronavirus në...

Masat për mbrojtje të detyrueshme, gjithsej 742 raste aktive me coronavirus në Maqedoni

Qytetarët duhet t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga koronavirusi, megjithëse numri i personave të infektuar të ri është më i ulët se në javët e kaluara. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, pas një jave do të shihet nëse ky trend do të vazhdojë, pas së cilës do të sigurohet që nuk ka klaster të fshehur që do të shfaqet.

Masat përfshijnë mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse për fytyrën, hundën dhe gojën, kështu që është paraparë për në sipërfaqe të mbyllur apo të hapur nëse nuk mund të mbahet distancë prej dy metrash.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë është 1.442, numri i të shëruarve është 627, i të vdekurve është 73, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 742.

Në bazë të kësaj, siç theksohet, shpërndarja e fundit nëpër qytetet është si vijon: Shkup – 493, Kumanovë – 384, Dibër – 51, Shtip-34, Prilep – 147, Tetovë – 76, Strugë – 66, Veles – 69, Manastir – 19, Ohër – 15, Kavadar – 5, Gostivar – 17, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë – 5, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 28, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 7, Demir Hisar – 1, Makedonski Brod – 2, Pehchevë – 2, Delchevë – 1, Valandovë -1, Vinicë – 2.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 16.050 testime të Kovid-19.

Qeveria apeloi qytetarët të bashkangjiten në ‘Koronavirus MK Koronavirus’ në Viber për marrjen e informacioneve të sakta, zyrtare dhe të shpejta lidhur me Kovid-19 në telefonin celular.

Ndërkohë u publikua se negativ janë testet e dyta për koronën të kryeministrit Oliver Spasovski dhe ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me të cilët përfundoi vetëizolimi i tyre. Të dy thonë se është shumë me rëndësi të gjithë t’i respektojnë masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga Kovid 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments