4.7 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeMasakra e Tivarit e shkruar ndryshe

Masakra e Tivarit e shkruar ndryshe

https://27.al/masakra-e-tivarit-e-shkruar-ndryshe/

Kur Njeriu braktis ZotinZoti nuk e braktis NjeriunPorkur Njeriu  braktis Njerëziminatëherë Zoti e braktis Njeriun”. (Një nëntekst nga filozofia e Nënë Tereza e Kalkutës)
Shkruan Fahri Xharra

Ky postulat nuk është profeci, as parashikim social, as shprehje e moralit njerëzor, por, mbi të gjitha, ai është një ligj natyror në shoqërinë njerëzore që shërben për të argumentuar përse në historinë e njerëzimit janë zhdukur popuj dhe kombe, përse në historinë e njerëzimit ka popuj që vegjetojnë dhe nuk japin asnjë produkt social që t’i shërbejë njeriut, e megjithatë ato ekzistojnë (fjalën e kemi për popullin shqiptar). Ky postulat është i aftë të argumentojë gjithçka që nuk di njeriu, jo vetëm atëherë, shumë larg, por dhe shumë afër, sot, e fshehur dhe e maskuar në maksimum deri në mohim. Ky postulat është i aftë te argumentojë, përse ne shqiptarët jemi armiq të vetvetes dhe kush vepron mbi ne. Të paktën “Masakra e Tivarit” është e aftë të na përmbushë një përmasë të konsiderueshme të argumentit mbi këtë postulat”,- shkruan Genc Hoti në shkrimin e tij “Çfarë fsheh Masakra e Tivarit?!”.

Në qoftë se ka ndonjë ngjarje kriminale antinjerëzore që fsheh një krim gjigant antikombëtar shqiptar ajo gjendet në territorin e shqiptarëve të sotëm dhe quhet “Masakra e Tivarit”. Ajo fsheh tri momente të rëndësishme propagandistike në historinë e popullit shqiptar përgjatë mesit të shekullit të XX-të, të cilat u krijuan për të fshehur një krim sa antinjerëzor aq dhe antishqiptar që shërbejnë për të argumentuar mënyrën se si është gënjyer populli shqiptar për 70 vjet rrjesht pa pushim:

1. “Mënyrën se si u çlirua (një term propagandistik enverist ireal) Shqipëria dhe Kosova nga nazifashizmi në nëntor 1944 dhe si u pushtua nga enverizmi dhe titizmi komunist. Këtu ka rëndësi data e saktë historike e largimit të nazistëve nga territori i Shqipërisë dhe i Kosovës dhe jo datat politike, qoftë 28 Nëntori e qoftë 29 Nentori, edhe pse e gjitha kjo nuk ka asnjë rëndësi konkrete, përveç faktit të krijimit të një historie të lavdishme ireale, kur në realitet është historia më antishqiptare në historinë 3000 vjeçare të popullit shqiptar dhe paraardhësit të tij”,- shkruan Genc Hoti e vazhdon:

2. “Përse shkuan dy divizionet komuniste (korparmata e I-rë) në territorin e Jugosllavisë politike, ose në territorin shqiptar të Kosovës, përgjatë vitit 1944-1945? Këtu ka rëndësi koha dhe vendi i futjes në territorin e Jugosllavisë shtetërore të dy divizioneve enveriste, si dhe koha e vendi i daljes prej saj duke qenë në fakt një akt pushtimi politik dhe një akt antishqiptar për gjënë më të thjeshtë fare: ishte hera e parë në historinë 3000 vjeçare që tokën shqiptare të Kosovës e shkelte këmba e një formacioni ushtarak shqiptar në rolin e pushtuesit vrasës”.

3. Çfarë ndodhi me popullatën kosovare që ju besua divizioneve enveriste përgjatë vitit 1945 dhe përse u fut në territorin shtetëror shqiptar? Ishte hera e parë në historinë 3000 vjeçare të popullatës shqiptare të Kosovës që ata bëheshin robër të vëllezërve të tyre gjenetikë, megjithëse nuk ishin përplasur kurrë më parë. Kjo ka lidhje vetëm me krimin makabër të ndodhur në territorin e Shqipërisë shtetërore kundër popullatës shqiptare të Kosovës dhe aspak me Tivarin. Pikërisht, kjo e fundit përbën atë që nuk dinë sot shqiptarët e mijëvjecarit të ri, edhe pse në një farë mënyre e kemi thënë dikur (për këtë shih artikujt: “Edhe një herë, kur është çliruar Shqipëria”, botuar në gazetën “Koha Jonë” dt. 03 Nëntor 2005, por dhe internet: albanovaonline.comlogoreci.comwww.hotig.info; dhe “Arroganca e Ledi Shamkut dhe “pafajësia” dinake e Beqir Metës” publikuar në internet po aty).

Të tre këto ngjarje u shumëzuan me zero (prandaj dhe propaganda enveriste i tjetërsoi kohën dhe përmbajtjen këtyre ngjarjeve) dhe në plan të parë doli një minimasakër e realizuar në Tivar. Dikush thotë në dhjetor 1944, dikush në mars 1945, dikush në prill 1945, dikush në dhjetor të 1945 e dikush në janar të 1946. Dikush thotë që i vranë nazistët përgjatë tërheqjes, dikush thotë se i vranë çetnikët, dikush thotë se i vrau politika serbomalazeze e Titos, dikush thotë se i vrau politika e Enver Hoxhës e dikush thotë se i vrau Ramiz Alia me një urdhër. Dikush thotë se u vranë 300, dikush 430 vetë, dikush 500 vetë, dikush 1 200 vetë, dikush 1 670 vetë, dikush 1 700 vetë, dikush 3 000 vete, dikush 3 760 vetë e dikush thotë 5 000 vetë (të gjithë këta autorë, politikanë, shifra, siç do t’i shohim në vazhdim, janë pjesë e pretendimeve të dokumentave, interpretimeve dhe deklaratave të ndryshme të bëra nga politikanët e kohës e të mëvonshëm, nga historianë e studiues, që tregon se asnjeri nuk u thotë të vërtetën, shqiptarëve të Kosovës të nëpërkëmbura nga një politikë e tërë ndërkombëtare e ndërkontinentale përgjatë shekullit të XX-të).

Asnjë krahinë në botë, për sa kohë që ekziston raca njerëzore në tokë, nuk ka patur mbi vete veprim politik nga banorët autoktonë, pavarësisht se nuk jetonin atje, për ta shkatërruar atë sa Kosova e shqiptarëve. Asnjë krahinë në botë nuk është çliruar prej forcave ushtarake jo vendase nga pushtuesit shumë shekullorë dhe t’i jetë dhuruar banorëve autoktonë si Kosova e shqiptarëve. Asnjë krahinë në botë nuk ka qenë e pastabilizuar politikisht sa Kosova e shqiptarëve duke qenë në mes të tyre dhe asnjë krahinë në botë nuk është masakruar sa Kosova e shqiptarëve nga sivëllezërit e tyre biologjikë. Gazetarët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit shtetëror, me një zell hipokrit filluan ta kujtojnë, ta stërhollojnë, ta zbukurojnë, ta shtrëmbërojnë, ta tjetërsojnë, ta poshtërojnë (emisioni shqiptar në televizion “Koha-Fokus”, mbi  këtë temë ishte një poshtërim publik që ju bë viktimave të “Masakrës së Tivarit”), por asnjeri nuk thotë se sa djem nëna kosovarësh u vranë ne territorin, për të cilin kishin luftuar gjithë jetën etërit e gjyshërit e atyre që u masakruan për të lehtësuar pushtimin serb të Kosovës Martire dhe pushtimin komunist të Nënës Shqipëri. A nuk tregon kjo nivelin kulturor dhe profesional të gazetarisë së sotme shqiptare? Në atë emision televiziv shqiptar, me drejtues Robert Papën, tre “studiues”, “kompetentë” në fushën e historisë, treguan se si mund të mashtrohet një popull i tërë, si mund të poshtërohet një popull i tërë dhe se si mund të fshihet e vërteta historike. Ata nuk nuk donin ta pranonin dhe kërkuan ta fshihnin që “Krimi nuk ka atdhe. Kriminelët shqiptarë të çdo lloji, përpara se të jenë armiq arketipalë të njerëzimit, janë armiqtë numër një të kombit shqiptar. Ky do të ishte i vetmi arsyetim dhe e vetmja qasje e çështjes” (Ismail Kadare, Mbi Krimin në Ballkan, f. 77, Tiranë 2011).

Betonimi që shqiptarët e Kosovës dhe Malsorët e Veriut të Shqipërisë i kishin bërë kufirit me Serbinë për 150 vjet me kockat dhe gjakun e tyre ishte përbuzur nga bashkëkombasit, të cilët për të siguruar pushtetin politik, nën emrin e komunizmit, u bënë bashkëfajtorë me armiqtë biologjikë e shoqërorë të kombit shqiptar (a nuk tregon kjo karakterin antishqiptarë të tyre?). Krimi është shumë përmësor, jo vetëm për gjakun e 12 000 djem të moshave 15-25 vjeç, por dhe për politikën propaganduese që u përdor për ta fshehur dhe tjetërsuar atë nën emrin: “Masakra e Tivarit”.

Le ta themi që në fillim se nga pikëpamja shqiptare “Masakra e Tivarit” është një bllof i krijuar për të mbuluar krimin e përbindshëm enverist të realizuar përgjatë fundit të vitit 1945 në territorin shtetëror të shqiptarëve, ku u masakruan 12 000 djem nënash kosovare për t’i siguruar pushtetin politik komunizmit jugosllav në Kosovë pas vitit 1945. Ndërsa nga pikëpamja e historiografisë kosovare “Masakra e Tivarit” ishte një krim antinjerëzor, ku u vranë rreth 3.700 (ndoshta 1 670, ndoshta 430) djem nënash kosovare. Është pika, ku duhet akuzuar pushteti enverist në emër të Çështjes Shqiptare dhe mashtrimit shumëpërmasor të realizuar në dëm të popullatës shqiptare të Kosovës Martire, por dhe pika se kush ishin projektuesit e masakrave antishqiptare në Ballkanin e viteve 1944-1948

Kurse Sheradin Berisha në shkrimin “Si ndodhi Masakra e Tivarit më 1 Prill 1945?” thotë: “Në këto operacione antishqiptare morën pjesë divizionet 24, 26, 44, 46, 52… të Serbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi (brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-së të drejtuara nga Spasoje Gjakoviç. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë…, më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J. B. Tito me urdhër të veçantë nr. 31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serbë: Savo Dërleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviçin. Me këtë urdhër, i tërë pushteti në Kosovë do t’i kalonte një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor. Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatës I-rë, kolonel Savo Dërleviç, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiç (deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviç (i dërguar nga shtabi qëndror i Serbisë), kurse komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46, 52…

(vazhdimi herën tjetër)
Gjakovë 29.03.21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments