11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeMariçiqi: Nuk mund të diskutojmë përgjithmonë, por nuk do të nxitojmë me...

Mariçiqi: Nuk mund të diskutojmë përgjithmonë, por nuk do të nxitojmë me Bullgarinë

“Ne duam një zgjidhje të shpejtë, por jo të nxituar. Komunikimi i datave dhe afateve të deritanishme nuk na ka sjellë fat dhe sukses. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se mund të diskutojmë përgjithmonë”, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq në Top Tema të Telma-s.

Ai shtoi se dinamika e shpejtë dhe intensive na bën të hapim të gjitha çështjet dhe të arrijmë një marrëveshje në një kohë të shkurtër.

“Nëse operojmë me data, do të luftojmë vetëm me ditë, në vend që të punojmë. “Është më mirë të punohet dhe kur ka sukses apo dështim të thuhet se e kemi zgjidhur apo nuk e kemi zgjidhur problemin”, tha Mariçiq.

Ai përsëriti se e gjithë qeveria është e fokusuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve me Bullgarinë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments