3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut synon vaksinimin e rreth 70 për qind të popullatës

Maqedonia e Veriut synon vaksinimin e rreth 70 për qind të popullatës

Maqedonia e Veriut synon të vaksionoj mes 60 dhe 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur nga përhapja e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë se popullata nuk duhet të ketë frikë, meqë bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësi e vetme për përballje me pandeminë dhe kthimin e jetës në normalitet.

“Qeveria do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Evropian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyrë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në normalitet. Qëllimi jonë është që të vaksinojmë prej 60 deri 70 për qind të popullatës, që besojmë se është e mjaftueshme për të arritur imunitetin dhe të fitojmë betejën ndaj koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu ka reaguar kundër lajmeve që po publikohen në rrjete sociale e media të caktuara, e të cilat kanë të bëjnë me vaksinën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments