11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut shënon 1 viktimë dhe 20 raste të reja me...

Maqedonia e Veriut shënon 1 viktimë dhe 20 raste të reja me COVID-19

Maqedonia e Veriut ka shënuar në 24 orët e fundit 20 raste të reja me COVID-19 si dhe 1 viktimë. Numri i infektimeve vijon të mbetet thuajse i njëjtë teksa shumica e rasteve vijnë pikërisht nga kryeqyteti.

16 raste janë shënuar në Shkup, 2 në Kumanovë dhe 2 në Prilep. Po ashtu edhe viktima është regjistruar në Shkup, një 63- vjeçar i cili prej ditësh ishte në spital.

Ndërkohë Maqedonia e Veriut numëron thuajse 2 mijë të infektuar me COVID-19 në total nga të cilët 113 kanë humbur jetën kurse 1 mijë e 411 janë shëruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments