16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut e futur në 7.7 miliardë euro borxhe! Çdo qytetarë...

Maqedonia e Veriut e futur në 7.7 miliardë euro borxhe! Çdo qytetarë ka borxh të shtetit nga 3850 euro!

Banka popullore e Maqedonisë së Veriut në fillim të muajit tetor njoftoi për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm të shtetit, më saktësisht në kuartalin ose tremujorin e dytë të vitit 2022. Sipas të dhënave të publikuara në fund të tremujorit të dytë të vitit 2022, borxhi i jashtëm neto regjistroi ulje kuartale me 101 milionë euro, që në fund të qershorit 2022 shkon në 3.988 miliona euro.

Rritje kuartale prej 385 milionë eurosh ka shënuar borxhi bruto i jashtëm, i cili në fund të tremujorit të dytë arriti në 10,379 milionë euro. Bruto kërkesat e jashtme kanë shënuar rritje prej 486 milionë euro dhe tani vlera e përgjithshme është 6,391 milionë euro.

Në fund të qershorit 2022, borxhi i jashtëm bruto arrin në 10,379 milionë euro (ose 77.9% e BPV-së së parashikuar) dhe shënoi një rritje tremujore prej 385 milionë euro (ose me 3.9%).

Krahasuar me fundin e një viti më parë, borxhi bruto i jashtëm është rritur për 802 milinë euro ose për 8.4%.

Pozicioni negativ i investimeve ndërkombëtare neto në fund të qershorit 2022, është 7,770 milionë euro, ose 58.3% e BPV-së së parashikuar për vitin 2022. Nga kjo shumë, pjesa më e madhe, ose 83%, janë detyrime neto të bazuara në investime direkte, nga të cilat 73% janë të bazuara në kapitalin e vet.

Borxhi publik përbëhet nga borxhet që ka shteti ndaj bankave, institucioneve tjera financiare, borxhet e ndërmarrjeve publike, komunave, kompanive në pronësi shtetërore, Bankës Popullore e subjekteve tjera.

Sipas shumave të lartpërmedura , çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut thuajse ka një borxh prej 3.850 euro. Bruto Prodhimi Vendor as që ka lëvizur, ndërsa qeveria merr borxh, i shpenzon dhe rezultate në ekonomi nuk ka, andaj edhe nuk ka sipërmarrës, afaristë apo qytetarë që nuk ankohen me krizën aktuale.

Sipas kritereve të Bankës Botërore, vendet me borxh publik deri në 60 për qind të Bruto Prodhimit Vendor janë shtete me borxhe mesatare, ndësa kur tejkalohet ai prag, atëherë bie në kategorinë e shtetit me borxh të lartë. Maqedonia e Veriut është në kufi të të kaluarit në shtete me borxh të lartë.

Qeveria synon që deri në vitin 2026 këtë borxh ta stabilizojë përmes zvogëlimit të administratës publike dhe rritjes më të madhe ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments