3.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Çmimet e kadastrës u shtrenjtuan 100 deri në 500%

VMRO-DPMNE: Çmimet e kadastrës u shtrenjtuan 100 deri në 500%

VMRO-DPMNE me kritika ndaj LSDM-së për vendosjen e çmimeve më të shtrenjta për shërbimet e Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive. Në kushtet e varfërisë së thellë, krizave dhe inflacionit, me tarifat e reja të Kadastrës, shërbimet për të dhëna të caktuara dhe shërbime janë më të shtrenjta për 100, apo 200, e madje edhe për 500 për qind, në kurriz të kompanive gjeodezike, noterëve, avokatëve dhe qytetarëve që përdorin shërbimet kadastrale, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Nëse deri më tani janë paguar 750 denarë për marrjen e të dhënave të nevojshme për përgatitjen e elaboratit gjeodezik, me rritjen do të jetë 1552 denarë, gjegjësisht për më shumë se 100 për qind. Nëse e drejta e regjistrimit të banesës kushtonte 300 denarë, tani është 1200 denarë, ose nëse një dokument pronësie ka kushtuar 180 denarë, tani është 250 denarë. Në fakt regjistrimi i një apartamenti është rritur me mbi 300%, regjistrimi i një trualli është rritur me 100%, fletë pronësia është shtrenjtuar për 40% dhe shtrenjtimi I disa shërbimeve shkon deri në 500%.”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Nga VMRO theksojnë se ndryshimet në tarifat e kadastrës nga Bordi Drejtues i Agjencisë me pëlqimi paraprak nga Qeveria janë bërë pa asnjë konsultim me palët më të prekura.

LSDM: VMRO-DPMNE po tenton ta manipulojë opinionin

Nga LSDM janë kundërpërgjigjur, me kundër akuza se VMRO-DPMNE me kalkulime të pa sakta synon ti manipulojë qytetarët. Sipas LSDM-së nuk është e vërtetë që çmimet e shërbimeve kadastrale janë rritur për të gjitha shërbimet, e aq më pak për pesëfish.

“VMRO-DPMNE nuk do të ketë sukses të mashtrojë qytetarët, aq më tepër që çmimi i disa dokumenteve është ulur për tre herë. Meqë modeli i ri tarifor është shpallur publikisht, çmimet e disa të dhënave nga Sistemi Informativ i Kadastrës Gjeodezike dhe tarifa për regjistrim në kadastrën e patundshmërive nuk janë rritur në mënyrë enorme, siç është keqinformuar opinioni, por ato janë në nivelin e kostove faktike për funksionimin normal dhe mirëmbajtjen e sistemeve elektronike. Me atë që janë vendosur tarifa fikse për përdorimin e një pjese nga të dhënat nga Sistemi Informativ i Kadastrës Gjeodezike, si dhe për regjistrimin e të drejtave të pasurive të paluajtshme.”, thonë nga LSDM. Poashtu sipas LSDM-së për një numër të madh dokumentesh çmimi është ulur ndjeshëm, gjë që i hedh poshtë të gjitha gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments