11.1 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeMAQEDONI: MJAFTOJNË MASAT AKTUALE, NUK KA MBYLLJE PËR FESTAT

MAQEDONI: MJAFTOJNË MASAT AKTUALE, NUK KA MBYLLJE PËR FESTAT

Rasti i parë me omicron është regjistruar dje në Serbi, lloji i ri tashmë është i pranishëm në Kroaci, Mal të Zi, Greqi, Slloveni… Deri më tani, sipas autoriteteve, në vendin tonë dominon lloji delta i COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka thënë ditë më parë se nuk do të ketë masa të reja, po ashtu disa nga qendrat e COVID-it janë mbyllur dhe e gjithë klinika interne po i kthehet normalitetit.

Sipas Filipçes, masat e tanishme kufizuese në prag të festave të Vitit të Ri janë të mjaftueshme duke qenë se, siç tha ai, tubime të tilla në vende publike janë kudo dhe para Vitit të Ri.

Ministri beson se kulmi do të arrihet gjatë festave të Vitit të Ri dhe më pas gjithçka do të zbutet.

Sipas Filipçes, nuk mund të parashikohet nëse ndonjë variant i virusit do të kontribuojë në përkeqësimin e situatës epidemiologjike, por siç tha ai, theksi vihet te vaksinimi, pasi sipas studimeve doza e tretë rrit efektivitetin kundër llojit të ri të virusit omicron.

Për të vaksinuarit, ministri beson se përqindja është e lartë, por edhe interesi ka rënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments