4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMaqedoni: Ligji për pensionim të detyrueshëm i bllokuar në Komisionin amë

Maqedoni: Ligji për pensionim të detyrueshëm i bllokuar në Komisionin amë

Ligji i ri mbi pensionimin e detyrueshëm në moshën 64 vjeçare, megjithëse duhej të hynte në fuqi nga 1 janari, akoma mbetet i bllokuar në komisionet amë në Kuvend. Arsyeja është numri i madh i amendamenteve të paraqitura nga opozita. Pavarësisht faktit që për momentin vlen zgjidhja e vjetër ligjore, pensionimi është i obligueshëm në moshën 64 vjeçare për të gjithë ata që deri në gusht të vitit të kaluar nuk kanë kërkuar të vazhdojnë punën, maksimum edhe tre vite të tjera.

“Nëse ndonjë punonjës i cili këtë vit mbush 64, 65 ose 66 vjet dhe dëshiron të zgjasë kontratën e tij të punës derisa sa t’i mbushë 65, 66 ose 67 vjeç, atëherë kërkesën është dashur ta dorëzonte deri më 31 gusht, 2020”, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Shifrat jozyrtare janë që 6,000 qytetarë duhet të dalin në pension këtë vit, por nuk ka informacion mbi numrin e saktë të atyre që kanë vendosur të vazhdojnë të punojnë. Nga Fondi Pensional thonë se ligji i ri që është në procedurë e sipër nuk do të jetë barrë e madhe financiare.

“Duke marrë parasysh që kemi profesione që do të përjashtohen, pra që do të mund të vazhdojnë me punë edhe përtej kësaj moshe, si dhe faktin që ata që kanë aplikuar për zgjatje, fondi nuk pret ndryshime të mëdha ose fluks më të madh të kërkesave për dalje në pension. Mendoj se gjithçka do të jetë në rrjedhë normale”, tha Biljana Jovanovska, drejtore e SPIM.

Pensioni i detyrueshëm në moshën 64 vjeçare nuk do të vlejë për punonjësit në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit të lartë. Përndryshe, Qeveria ende nuk e ka përmbushur premtimin parazgjedhor për pension të parakohshëm me blerjen e stazhit. Njoftimet ishin se të gjithë do të jenë në gjendje të dalin në pension maksimum prej pesë vjetësh para pensionit të rregullt prej 64 vjetësh, nëse e blen stazhin, mesatarisht prej rreth 3.000 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments