19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMali i Zi legalizon partneritetin e çifteve të gjinisë së njëjtë

Mali i Zi legalizon partneritetin e çifteve të gjinisë së njëjtë

Mali i Zi ka votuar të mërkurën për të legalizuar partneritetin civil mes personave të gjinisë së njëjtë, duke u kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht çiftet e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar me 42 vota për në parlamentin me 81 ulëse, ka thënë Blanka Radoseviq Maroviq, drejtore në Ministrinë për të drejtat e njeriut dhe minoriteteve, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky ligj ishte kundërshtuar fillimisht në korrik të vitit 2019.

Ky vendim i Malit të Zi, që është duke avancuar rrugën e tij në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është mirëpritur nga liderët.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e (Malit të Zi), maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese” ka thënë kryeministri malazez, Dushko Markoviq përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ky shtet, me rreth 620,000 banorë, është bërë anëtari i 32-të i Kombeve të Bashkuara që e njeh një formë të partneritetit civil për çiftet e gjinisë së njëjtë./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments