9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeMacron shpall planin për të luftuar "separatizmin islamik"

Macron shpall planin për të luftuar “separatizmin islamik”

linku https://www.evropaelire.org/a/30870954.html

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur planin për ligje më të ashpra për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” dhe për të mbrojtur vlerat laike të shtetit.

Në një fjalim, Macron tha se ekziston rreziku që një pakicë prej gjashtë milionë myslimanësh që jetojnë në Francë të formonin një “kundër-shoqëri”, transmeton BBC.

Propozimet e tij përfshijnë mbikëqyrje më të rreptë të shkollimit dhe kontroll mbi financimin e huaj të xhamive.

Ai ka qenë nën presion për të adresuar çështjen e radikalizmit për shkak të frikës së sigurisë.

Por, komentet e tij u dënuan nga disa aktivistë myslimanë që e akuzuan atë për përpjekjen për të shtypur islamin në vend.

Sipas parimeve të rrepta të laicizmit të Francës, qeveria ndahet me ligj nga institucionet fetare.

Ideja është që njerëzit me fe dhe besime të ndryshme, janë të barabartë para ligjit.

Franca gjithashtu ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në Evropën Perëndimore.

Duke folur jashtë Parisit të premten, presidenti Macron tha se islami radikal ishte një rrezik për Francën sepse zbaton ligjet e veta para gjitha ligjeve tjera dhe “shpesh rezulton në krijimin e një shoqërie kundër shoqërisë”.

Ai tha se kjo formë e sektarizmit shpesh ilustrohet me fëmijë që ndalohen të shkojnë në shkollë dhe përdorimi i aktiviteteve sportive, kulturore dhe të tjera të komunitetit si një “pretekst për të mësuar parime që nuk përputhen me ligjet e republikës”.

“Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë”, tha Macron.

Legjislacioni i propozuar nga Macron pritet të paraqitet në parlament përpara fundit të vitit.

Masat e reja do të përfshijnë: një monitorim më të rreptë të organizatave sportive dhe shoqatave të tjera në mënyrë që ato të mos bëhen një hapësir për mësimet islamike; ndaljen e dërgimit në Francë të hoxhallarëve nga jashtë; mbikëqyrje e përmirësuar e financimit të xhamive dhe kufizimin e mundësisë së shkollimit në shtëpi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments