18.6 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeM P B e RMV-së ka njoftuar që ngjitëset që duhet të...

M P B e RMV-së ka njoftuar që ngjitëset që duhet të përdoren në tabelat e veturave në Maqedoninë e Veriut, do të jenë falas

“Informojmë qytetarët se është sjellën vendim që ngjitëset me shenjat RMV që duhet të ngjitën në tabelat e regjistrimit do të jenë falas për qytetarët, gjegjësisht do të jenë barrë për MPB-në”, njoftoi Ministria për Punë të Brendshme.

Qytetarët duhet të ndërrojnë targat e tyre më së voni deri më 12 shkurt 2024 dhe të kenë shenjën “NMK” në vend të “MK” aktuale, që është obligim që del nga Marrëveshja e Prespës. Më 17 qershor 2018, Maqedonia nënshkroi një marrëveshje me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut, pas së cilës u bë e mundur anëtarësimi në NATO.

Pas 12 shkurtit, askush nuk do të mund të largohet nga Maqedonia as me pasaportë të vjetër, as me letërnjoftim të vjetër, as me patentë shofer ku nuk shkruhet “E Veriut”.

Ky është ndryshimi i tretë masiv i targave në Maqedoni. Në vitin 1993 u prezantuan tabelat që përmbanin vetëm shkurtesat e emrave të qyteteve – “SK”, “BT” …, me tre numra dhe dy shkronja. Në vitin 2012 filloi prezantimi i targave me shenjën “MK” në një shirit blu në anën e majtë. Në vitin 2019 u hodhën në treg targa të reja me shenjën “NMK” në një shirit blu në anën e majtë, i cili fillimisht ishte vendosur si ngjitës, që do të thotë se mund të përdorej edhe ajo. Në vend ekzistojnë dy variante targash regjistrimi, gjë që ndodh edhe në disa vende të tjera evropiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments