22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeLutfi Haziri: Nuk do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë

Lutfi Haziri: Nuk do të ketë takim në Shtëpinë e Bardhë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, në një lidhje direkte telefonike në emisionin Çim Peja LIVE, në Syri Tv ka thënë se Kosova nuk do të ketë delegacion në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte planifikuar për 27 qershor.

Sipas tij, Hashim Thaçi nuk do të jetë dhe kështu që ky takim nuk do të zhvillohet.

“Nuk do të ketë takim.Takimi i planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kosova nuk ka delegacion më. Prej katër muajsh, gjykatësi i gjykatës speciale duhet të vendosë”.“Thuhet se ka edhe emra të tjerë, por këtë herë është nisur nga emrat më të njohur. Në këtë rast po flasim për presidentin dhe kreun e opozitës. Hoti ka një axhendë të planifikuar në Bruksel. Delegacioni i Kosovës për në Shtëpi të Bardhë nuk është i plotë. Duhet pjekuri politike dhe dialog i brendshëm, për të gjetur rrugën më të mirë për popullin e Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments