BallinaOpinionLiridon Disha / Pse ‘zëvendësi’ i Gjysmëkryetarit gënjen (manipulom me fakte) kur...

Liridon Disha / Pse ‘zëvendësi’ i Gjysmëkryetarit gënjen (manipulom me fakte) kur thotë se BDI i ka shitur pronat si Monopoli, Shik Jelaku, Teteksi etj… ?

Pse ‘zëvendësi’ i Gjysmëkryetarit gënjen (manipulom me fakte) kur thotë se BDI i ka shitur pronat si Monopoli, Shik Jelaku, Teteksi etj… ?

Sepse këto janë ndërmarrje mbi të cilat Komuna e Tetovës nuk ka pasur kompetenca shitjeje. Këto ndërmarrje janë privatizuar gjatë periudhës post-Jugosllave (periudha e pavarësimit të Maqedonisë) dhe kompentencat për shitjen e tyre kanë qenë ose shtetërore ose private (varësisht prej akcioneve që kanë pasur pronarët ose akcionerët).

Komuna e Tetovës nuk ka pasur asnjë kompetencë mbi këto prona sepse ato nuk kanë qenë prona publike. Rrjedhimisht ato nuk kanë mundur të shiten nga Komuna e Tetovës siç pretendon pa pikë turpi ‘zëvendësi’ i gjysmëkryetarit.

Tani, edhe nëse hipotetikisht, po qe se BDI vertetë i ka shitur këto prona, kjo nuk e amneston aspak Bilall Kasamin në krimin që është duke e bërë me pronën publike pa asnjë arsyetueshmëri reale.

Nëse ‘zëvendësi’ i gjysmëkryetarit ka fakte siç i nxjerr në studiot televizive për ‘abuzime’ te tilla pse nuk i dorëzon në prokurori për krim te organizuar? Le ta shohin qytetarët kush ka të drejtë e kush jo.

Nuk mund ta arsyetosh hajninë tënde duke pretenduar se edhe paraardhësit e tu kanë qenë njëlloj hajdutë. Duhet te dalësh dhe të përgjigjesh PSE E NXORRE NË SHITJE PRONËN PUBLIKE ME ÇMIM QESHARAK??!?!??

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments