A e dini sa vota ka marrë Arkini dhe Jakupi në raundin e parë në fshatin Bërvenicë?
Prej 2.696 votave, vetëm 12 vota të dy së bashku.
Prandaj Kryeministri është mirë që politikat e mosvotimit në baza nacionale t’i promovojë në fshatin e Bërvenicës, jo në fshatrat shqiptare.
A ju duket normale që në fshatin Bërvenicë Arkini e Jakupi mos marrin të dy bashkë më shumë se 12 vota? Për çfarë mosdallimi etnik flet Mickovski kur kërkon votat e shqiptarëve?
Andaj vëllezër e motra, ju me 1 Nëntor të gjithë krah për krahu rreshtohuni pas Arkinit. Kur jemi fitimtarë na vlerësojnë më shumë. E kaluara jonë e ka dëshmuar se përveç fitimit, ne e kemi edhe guximin! Guxim ky që ka buruar nga populli.
E kaluara jonë e ka dëshmuar fare qartë se neve s’na ka robëruar dot as Perandor, as Kral e as Sulltan. Gjithmonë kur kemi qenë bashkë u kemi dalë zot kauzave tona!
BASHKË PËR KOMUNËN E BËRVENICËS!!!

