Koalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa janë në shqyrtimin e Planit B për propozim Ligjin e Shtetësisë. Deputetja, Ilire Dauti , tha se opozita shqiptare dhe Qeveria po përgatiten të dorëzojnë propozim ligj të ri për shtetësi me yllin e BE-së mbi të. Sipas saj, opozita maqedonase është e vendosur ta bllokon këtë zgjidhje ligjore dhe për këtë arsye duhen mekanizma përmes të cilëve do të parandalohen bllokadat.
Ilire Dauti, deputete nga kooalicioni Alenca për Shqiptarët dhe Alternativa
“Patjetër që do ketë plan B, dhe unë mendoj që kemi arritur në atë fazë. Do të duhet të marrim një vendim dhe të kalohet në planin tjetër sepse Ligji duhet të kalojë patjetër”.
Dauti shtoi se ky propozim ligj po bllokohet nga disa deputet për disa pikë politike, ndërsa, i mohoi pretendimet se me këtë propozim ligj mund të përfitojë opozita shqiptare para zgjedhjeve lokale, sipas saj, çështja është se disa deputetë kanë harruar se fituesit e vërtet nga ky ligj do të jenë, qytetarët pa shtetësi dhe të gjithë ata deputetëtë pjesmarrës në seancat ku debatohet, dhe të cilët e kanë rastin të tregojnë për vlerat njerëzore.