7.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) DREJTORI I STATISTIKAVE: NË VEND KA RRETH 1,5 MILIONË BANORË

(VIDEO) DREJTORI I STATISTIKAVE: NË VEND KA RRETH 1,5 MILIONË BANORË

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Apostol Simevski  nuk pret që nga regjistrimi të dalin më shumë se 1.5 milionë banorë në shtet, pasi që siç thotë ai, trendi i emigrimit është shqetësues. Në një intervistë për Utrinski Brifing ai theksoi se vetëm në Gjermani jetojnë rreth 130.000 bashkëqytetarë tanë, a çdo i porsalindur i tretë, lind jashtë vendit.

APOSTOL SIMEVSKI, DREJTOR I STATISTIKAVE

“Treguesit që i kemi mbledhur me hulumtimet statistikore në lidhje me lindjet tregojnë se kemi rënie të vazhdueshme të lindjes në vend, derisa rritet lindja jashtë vendit. E gjithë kjo tregon se një pjesë e mirë e popullatës sonë ka emigruar jashtë vendit. Prej këtu është edhe frika ime se numrat e popullatës janë më të vogla. Të dhënat që i kam parë janë tmerruese. Të dhënat nga enti statistikor gjerman janë se deri në fund të vitit 2020 në Gjermani kemi 128.000 shtetas të RMV-së të cilët qëndrojnë atje, me leje për qëndrim. Ky është numër i madh”.

Ai sqaron se nuk planifikojnë që ta anulojnë  regjistrimin e popullësisë që është paraparë për në shtator, edhe pse siç thotë ai kjo do të varet edhe nga gjendja epidemiologjike.

APOSTOL SIMEVSKI, DREJTOR I STATISTIKAVE

“Do t’i respektojmë të gjitha masat për mbrojtje, gjegjësisht gjatë regjistrimit do të sillemi sikur të jetë vala më e madhe e infektimit, duke i respektuar të gjitha masat. Nga ky aspekt, popullata nuk duhet të jetë e shqetësuar. Në shtator presim që të jetë koha e mirë, dhe një pjesë, ku ka mundësi, regjistrimin mund ta bëjmë në ambient të hapur… presim edhe se një pjesë e mirë e qytetarëve të jenë vaksinuar. Janë siguruar vaksina edhe për personelin tonë”.

Regjistrimi i popullësisë ishte paraparë që të realizohej në muajin prill, por u shty për në shtator pas takimit të Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Rethistrimi I paraparë për në vitin 2011, nuk u realizua për shkak të përplasjeve dhe pazareve politike. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments