19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeMaturantët të dobët në shqip dhe anglisht, nota mesatare e maturës shtetërore...

Maturantët të dobët në shqip dhe anglisht, nota mesatare e maturës shtetërore është 4

Pandemia me Kovid 19 dhe mësimi online ka ndikuar negativisht te maturantët shqiptar, kjo pasi rezultatet e maturës shtetërore këtë vit janë më të dobëta në lëndën e gjuhës shqipe. Gjegjësisht nota mesatare është 3.59, kurse në vitin 2019 ishte 3.85.Në përgjithësi,maturantët rezultate më të dobëta në maturën shtetërore kanë treguar në gjuhë të huaja, gjegjësisht anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht, informuan sot nga qendra shtetërore për provime. Kjo sipas zëvendësdrejtorit të kësaj qendre Dritan Imeri është për shkak se gjuhët e huaja më rëndë mësohen online.

 “Gjuhët e huaja mësohem pak më rëndë online përmes kompjuterit. Prandaj mendoj se rezultatet janë më të dobëta nga shkaku se janë gjuhë të huaja dhe pa prezencë të profesorit në mënyre fizike nxënësit kanë pak mangësi. Ne jemi të kënaqur edhe pse rezultatet janë pak më të dobëta”, tha Dritan Imeri – Qendra Shtetërore për provime.

Drejtoresha e kësaj qendre Elizabeta Naumovska thotë se nota mesatare e maturës shtetërore është rritur për dallim nga viti 2019. 

 “Nota mesatare për këto dy lëndë еksterne në nivel shtetëror 3,61 gjegjësisht e përkthyer në notë është shumë mirë, 4. Për dallim nga viti 2019 kur suksesi mesatar në të gjitha këto lëndë eksterne ishte 3.48 ose me notë mirë , 3. Kjo do të thotë që maturantët tanë, përkundër kushteve të vështira në të cilat mësuan, duke dalë në ndihme me programe të shkurtuara të provimeve, arritën rezultate më të larta”, u shpreh Elizabeta Naumovska – Qendra shtetërore për provime.

Rezultatet e provimit të maturës shtetërore do të publikohen në ueb faqe dhe të shpallen në objektet e shkollave ​të mesme. Maturantët e pakënaqur me rezultatin mund të dërgojnë ankesë deri të mërkurën por do të duhet të paguajnë 1.500 denarë për një ankesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments