9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajme“Ligj i ri për gjendje lufte”,RMV është në NATO dhe e ka,...

“Ligj i ri për gjendje lufte”,RMV është në NATO dhe e ka, për çka mërzitet Pendarovski ?!: Të përgatitemi me kohë për krizat e mundshme ?!

Lajmi interaktiv

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski po mer rolin e Gjykatës Kushtetuese dhe dëshiron të amnistoijë vetveten nga tre situata të gjendjes së jashtëzaskonshme që u krijuan gjatë pandemisë…për të cilat nuk pati mbulesë juridike të dala nga Kushtetuta e RMV-së …Tash po i ngjan mazi pelës thonë Malsorët e Sharrit …ky ligj në këtë kohë po ndjell mjegulla sepse Qeverisë Zaev mbase do i duhet për Ipiçmentet që do ti ndodhin dhe ndoshta në fund të përdorë kryetarin e shtetit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme ,të natyrave dhe arsyetimeve të ndryshme ,pa le të jetë edhe një protestë qytetare për jetën ekonomike të shkatruar dhe të mos mblidhen të protestojnë ,sepse ka filluar ti rrëshqasë dheu ndër këmbë Qeverisë së Zaevit 2 …Pendarovski si shpesh kohëve të fundit po luhatet me deklarata në opinion ,ndër shqetsimet publike botërisht është kërkesa për shtyerje për disa muaj të regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive etj,dhe për grafën etnike (edhe pse thotë Pendarovski nëse më vjen nga Parlamenti do e nënshkruaje …por haron se mendimi publik dhe mospajtimi me zë si mendim personal duhet ta ruaje për rrethin e vet personalë dhe ta shprehe në kuluare të partisë LSDM jo si kryetar shteti,i cili duhet të jetë i gjithë qytetarëve ,RMV nuk është shtet privat ,Pendarovski si kryetar i shtetit mos të haroje se votat e shqiptarëve e sollën që ai të ulet në atë karrike …dhe me deklaratat të tilla prek ndjenja te shqiptarëve çfarë do që të pregaditet nga dyshja Pendarovski -Zaev ,ka një SY që kontrollon dhe garanton më shumë se çfardo ligji lufte këtë shtet…pra Maqedonia e Veriut është në NATO…. ku Maqedonia e Veriut si pjesë e saj nga NATO do të mbrohet më fuqishëm se çfardo ligji të ri të luftës ..mbase ky ligj kërkohet që kryetarit të shtetit me siguri ti jepen më tepër autorizime.. komisioni duhet të del nga Parlamenti sepse ligji atje do ratifikohet …

=================================

lajmi aktiv që qarkullon

https://tv21.tv/ligj-i-ri-per-gjendje-lufte-pendarovski-te-pergatitemi-me-kohe-per-krizat-e-mundshme/

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë mbrojtje nga rreziku, prandaj nevojitet ligj i ri për gjendje lufte dhe të jashtëzakonshme, me të cilin, krizën e ardhshme do ta presim të përgatitur, kërkon Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.

“Është e qartë se kemi nevojë për ligj të posaçëm me të cilin juridikisht do të rregullohen të gjitha zbrazëtitë me të cilat u ballafaquam kur duhej ta organizonim sistemin në rrethina të jashtëzakonshme vetëm mbi bazë të disa dispozitave të përgjithshme të Kushtetutës. Ligji i ardhshëm duhet të jetë produkt i një dialogu mes ekspertëve, por edhe mes opinionit publik, në mënyrë që të sillet mbi bazë të konsensusit më të gjerë të mundshëm politik”, porositi Pendarovski.Në Ministrinë e Drejtësisë tashmë është formuar një grup pune, i cili përbëhet nga ekspertë të shquar dhe komuniteti akademik, të cilët në periudhën që vijon do të punojnë në përgatitjen e projekt-ligjit për gjendje lufte dhe të jashtëzakonshme. Ministri Bojan Mariçiq, tha se është bërë analizë e përvojave të institucioneve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe dekretet me fuqi ligjore.

Çështjet më të rëndësishme të cilat duhet rregulluar në ligj janë mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe efekti ligjor i dekreteve, si dhe karakteri i dekreteve, respektivisht, riprecizim i asaj çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë lëndë e dekreteve qeveritare”, tha Mariçiq.

Me po të njëjtin qëndrim është edhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Dafkova. Ajo thotë se ligji aktual për menaxhim me kriza del nga suazat e gjendjes së jashtëzakonshme, sepse është e ngushtë dhe i përfshin vetëm fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë.

Interpretimi se ky ligj ka të bëjë me ligjin e Qeverisë fare nuk qëndron, sepse nëse shikoni rregullativën krahasuese, do të shihni se këto janë ligje për kriza, gjendje lufte, për urgjencë etj… Kjo është çështje kushtetuese. Për fat të keq ose ja për fat të mirë, pajtohem me Renatën. Unë mendoj se ligji për menaxhim me kriza nuk ka bazë kushtetuese, nuk mund ta konkretizojë gjendjen e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë. Këtu ka diçka të çuditshme”, deklaroi Siljanovska.

Përvoja nga gjendja e jashtëzakonshme e shkaktuar vitin e kaluar nga pandemia me koronavirusin është arsyeja për debatin profesional dhe publik që Presidenti Stevo Pendarovski e ka iniciuar me qëllim miratimin e një ligji të posaçëm që rregullon kompetencat në një gjendje të jashtëzakonshme të ardhme. Konferenca paraqet fillim të një debati më të gjerë të opinionit profesional dhe të përgjithshëm lidhur me nevojën e përgatitjes së një zgjidhjeje ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments