13.7 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja Besa mbështet grevën e arsimit

Lëvizja Besa mbështet grevën e arsimit

Edhe ky fillim i vitit të ri shkollor 2019/2020 e gjen sektorin e arsimit me problemet e vjetra. Pagat e të punësuarëve në arsim janë nën dinjitetin e jetës profesionale dhe njerëzore, institucionet arsimore po shkojnë drejt rrënimit, tekste me përmbajtje skandaloze dhe fyese për shqiptarët, problem shqetësues paraqesin objektet arsimore, edhe pse u premtua programi i Kembrixhit ende nuk është hequr.Pra, problemet në arsim janë shumë të mëdhaja, prandaj Renata Deskoska u largua nga MASH, prandaj dha dorëheqje Petar Atanasov, por jo edhe të pazgjidhshme. Në mungesë të vizionit dhe planit afatgjatë po ngulfatet çdo ditë arsimi në Maqedoninë e Veriut e në veçanti arsimi shqip.”, theksoi Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA.>

Sipas tij, Lëvizja BESA e mbështet grevën njëditore të mësimdhësve dhe kërkesat e tyre për një pozicion më dinjitoz në shoqëri dhe se e drejta për grevë është e drejtë elementare në çdo vend të botës dhe është e garantuar me ligj. “Mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut me vite kanë qenë viktimë e keqpërdorimeve dhe lojërave në mes pushtetit dhe SASHK-ut, por kjo nuk duhet të jetë demotivuese, sepse greva nuk bëhet për SASHK-un, por për mësimdhënësit. Të ardhurat mesatare personale në Maqedoninë e Veriut janë 26 000 den, a për mësimdhënësit 22 000 den. Për momentin mësidhënësit, as nuk mund të ëndërrojnë për një pagë të barabartë me mesataren e vendit. Në qoftë se qeveria don ta kthej dinjitetin e humbur të mësimdhënësve, atëherë duhet që ta barazoj rrogën minimale me sektorët tjerë, sepse mësimdhënësit janë hallka më e rëndësishme të cilët me kontributin dhe mundin e tyre e ndërtojnë të ardhmen e shtetit dhe të shoqërisë. Kryeministri dhe ministri shumë mirë e dijnë se me 360 euro nuk ruhet dinjiteti i familjes dhe nderi i mësimdhënësit.”, theksoi nënkryetari i kësaj partie, Rexhepi.

Ai shtoi se sot mund edhe të anashkalohet greva, por duhet ta kenë të qartë se greva e heshtur është shumëfish më e rrezikshme dhe rezultati shihet çdo ditë me analfabetët praktikë që na përfaqësojnë në institucionet e ndryshme shtetërore. “Mësimdhënësit nuk kërkojnë më shumë, ata duan të jenë të barabartë me administratorët e BDI-së që rrijnë në shtëpi dhe marrin rroga mesatare 26 000 den. Duke qenë të vetëdijshëm se arsimi është shtylla kryesore e zhvillimit shoqëror, Lëvizja BESA me përkushtim dhe vendosmëri do të insistoj në përmirësimin e kushteve, ashtu siç e ka të paraparë në programin dhe platformën e saj, me qëllim që shkolla të bëhet një vend i dashur për fëmijët dhe dinjitoz për mësimdhënësit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme ju urojmë një vit të mbarë shkollor.”, theksoi Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments