8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeLëvizja BESA: Është koha për ridefinim

Lëvizja BESA: Është koha për ridefinim

Sot në përvjetorin e 18 të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mund të konstatojmë se atëherë kur duheshe të gëzohen frutat e një maturimi 18 vjeçar të një Marrëveshje historike, pikërisht iniciuesit e kësaj marrëveshje politike vendosën të varrosin të njëjtën.

Marrëveshja e Ohrit duheshe të shërbeje si afrim mes dy popujve më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut dhe fryma që buronte nga kjo kornizë duheshte të vazhdojë aq sa edhe vetë funksionimi i shtetit, por për fat të keq atyre që u ra në hise që të implementojnë këtë marrëveshje politike, të njëjtit e devalvuan e shtrembëruan dhe ja humbën kuptimin që në fund edhe e varrosën, duke lënë ende çështje të hapura për realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve në këtë shtet.

Lëvizja BESA përmes politikave konzistente, reale dhe qëllim mira që nga themelimi i saj njoftoj se Marrëveshja e Ohrit duhet të shërbejë si bazë, ndërsa realizimi i të drejtave kolektive të shqiptarëve duhet të bëhet përmes “RIDEFINIMIT” të raporteve brenda etnike dhe se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë si shtet stabil, i drejtë dhe i zhvilluar vetëm përmes një marrëveshje të re politike që do jetë produkt i kompromisit të dy popujve më të mëdhenj në shtet, atij shqiptar dhe atij maqedonas.

Lëvizja BESA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments