20.3 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaLetonia rikthen shërbimin ushtarak për shkak të Rusisë

Letonia rikthen shërbimin ushtarak për shkak të Rusisë

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Artis Pabriks, njoftoi dje rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak mes tensioneve në rritje me Rusinë fqinje dhe luftës në Ukrainë

“Sistemi aktual ushtarak i Letonisë ka arritur kufijtë e tij. Në të njëjtën kohë, ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Rusia do të ndryshojë sjelljen e saj”, u tha Pabriks gazetarëve.

Letonia hoqi dorë nga rekrutimi pas anëtarësimit në NATO. Ushtria e vendit baltik, anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007, përbëhet nga ushtarë profesionistë dhe vullnetarë të Gardës Kombëtare që shërbejnë me kohë të pjesshme në këmbësorinë gjatë fundjavave.

Vendi me më pak se dy milionë banorë, i cili kufizohet me Bjellorusinë dhe Rusinë, aktualisht ka vetëm 7,500 ushtarë aktivë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare, të mbështetur nga 1,500 trupa të NATO-s.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments