9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKush iu përgjigj Taravarit dhe Pendarovskit? A do të ketë përballje të...

Kush iu përgjigj Taravarit dhe Pendarovskit? A do të ketë përballje të kandidatëve për president?

A do të ketë debat televiziv të kandidatëve për president në garën zgjedhore për shef të shtetit? I pari që dërgoi ftesë është presidenti aktual Stevo Pendarovski i cili i thirri kandidatët tjerë në, siç theksoi, dy master-debate, njëri në fillim, ndërsa debati i dytë të mbahet në fund të fushatës zgjedhore. Dërguam pyetje deri te shtabi zgjedhor i Pendarovskit, nëse dikush e ka pranuar ftesën për debat deri më tani? Na u përgjigjën se ende po zhvillohen kontaktet dhe dakordimet me kandidatët tjerë në lidhje me mbajtjen e debatit.

“Për momentin kemi kontakte fillestare dhe mirëkuptim për idenë dhe presim që së shpejti të kemi konfirmim final”, thonë nga Shtabi zgjedhor i Stevo Pendarovskit.

Për këtë debat nga Shtabi i kandidates Silljanovska-Davkova na thanë se qëndrimin final do ta sjellin pas mbajtjes së koordinimit të së hënës, ku do të marrin pjesë përfaqësues të shtabeve të të gjithë kandidatëve. Megjithatë thonë se debati i formatit të tyre me të shtatë kandidatët nuk është i mirë dhe se disa kandidatë nuk duhet të marrin pjesë, pa theksuar se për cilët kandidat e kanë fjalën.

“Në koordinim do të bisedohet për të gjithë çështjet dhe do të shqyrtojmë të gjithë aspektet e mbajtjes së debatit të tillë. Kemi PËR dhe KUNDËR rreth pranimit të këtij debati. Ekzistojnë disa dilema të caktuara nëse është mirë që të mbahet debat me të gjithë 7 kandidatët përnjëherë për shkak se kjo është shumë, për rrethin e dytë dhe nuk do të jetë problem. Kemi mendime se disa kandidatë nuk duhet të marrin pjesë në debat për shkak se do të ulin nivelin me ofendimet e tyre dhe nivelin e ulët të komunikimit”, theksuan nga Shtabi zgjedhor i Gordana.S.Davkova.

Ndërsa ftesë për diskutim të përbashkët, deri te 6 kandidatët e tjerë për president dërgoi edhe Arben Taravari, edhe atë për nesër në orën 12. Disave edhe personalisht u ka dërguar porosi, por thotë se përgjigje ka marrë vetëm nga Pendarovski, i cili i ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në debate para se të fillojë fushata zgjedhore për shkak se ai ende po e kryen funksionin e presidentit.

“Rastësisht u takuam me presidentin Pendarovski, biseduam një kohë të shkurtër, më tha se nuk mundet të marrë pjesë në debate të tilla para se të fillojë fushata zyrtare për shkak se është në kundërshtim me Ligjin, presidenti nuk mundet për shkak se ende e kryen atë funksion. Përndryshe mu përgjigj edhe me porosi, i vetmi nga të tjerët të cilëve u kam dërguar ftesa, nga të tjerët nuk kam asnjë përgjigje për debatin e të shtunës në orën 12”, tha Arben Taravari, kandidat për president.Për atë nëse do ta pranojnë ftesën për debat dërguam pyetje edhe te disa nga kandidatët e tjerë për president. Kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski, na u përgjigj se me kënaqësi do të merrte pjesë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments