9.2 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKush është komandanti i forcave ruse që shkaktoi mizorinë e tij në...

Kush është komandanti i forcave ruse që shkaktoi mizorinë e tij në Bucha

Disa media ukrainase publikuan sot informacione për identitetin e komandantit të trupave ruse, që udhëhoqi masakrën në Bucha.

Sipas La Republica, njësia ushtarake 51460, brigada e 64-të e motorizuar e artilerisë e përfshirë në vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas, komandohej nga nënkoloneli Omurbekov Asanbekovich.

Ky komandant akuzohet për masakrën në qytetin e sapoçliruar. Deri më tani raportohet se të paktën 410 persona civilë janë gjetur të ekzekutuar nëpër rrugët e Buchas në Ukrainë. Kjo konsiderohet masakra më e rëndë deri tani dhe ka shkaktuar reagime në të gjithë botën.

Ndërkohë, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, videot e civilëve të vdekur të marra në qytetin ukrainas Bucha u urdhëruan nga Shtetet e Bashkuara si pjesë e një komploti për të fajësuar Rusinë.

“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht, Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, tha Zakharova në një intervistë për televizionin shtetëror.Sipas zëdhënëses videot nga Bucha janë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Moskës

https://aktuale.mk/kush-eshte-komandanti-i-forcave-ruse-qe-shkaktoi-mizorine-e-tij-ne-bucha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments