10.8 C
Tetovo
E diel, 12 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaKlitschko vrasjet e civilëve në Bucha i krahason me film horror

Klitschko vrasjet e civilëve në Bucha i krahason me film horror

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena të një filmi horror.

”Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Buça, këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë, por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës”, ka thënë Klitschko.

Ky i fundit ka shtuar se agresori duhe të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Madje ai ka theksuar se nuk do t’i falin ata që ua kanë bërë këtë banorëve dhe qytetit të Kievit./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments