25.9 C
Tetovo
E hënë, 17 Qershor, 2024
BallinaLajmeKumtesë nga SPB TETOVË

Kumtesë nga SPB TETOVË

Me datë 22.05.2024 në ora 19:10, zyrtarët policorë të
Departamentit të Policisë-Gallatë kanë privuar nga liria personin
F.N (28) nga Gorjani i Gostivarit, pasi që një ditë më parë rreth
orës 11:50 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar e kishte
sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 25-vjeçare dhe i kishte marrë
çantën me sende personale dhe dokumente. Ai është ndaluar në
komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet
kallëzim përkatës.
……
Me datë 22.05.2024 në ora 13:00 në DPB-Gostivarit,
M.J.(80) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 11:30 në një
lokal në Gostivar, personi N.N. nga Gostivari, është sjellë në
mënyrë agresive ndaj saj dhe shoqes së saj M.G. dhe i ka dëbuar
me dhunë nga objekti hotelierik. Janë marrë masat për zbardhjen
e rastit.
……
Dje (22-maj) nga ora 08:00 deri në orën 22:00 në zonën e
SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e
drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të
madhe se norma e lejuar. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe
sanksionuar 22 drejtues mjetesh (TE-11 dhe GV-11) për tejkalim
të shpejtësisë së përcaktuar jashtë vendbanimit. Gjithashtu janë
sanksionuar edhe 28 lloje të tjera të kundërvajtjeve në
komunikacion (TE-17 dhe GV-11). Për drejtuesit shkelës janë
përgatitur parashtresat e parapara me ligj.Kumtesë nga SPB TETOVË

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments