8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKu ‘fshihet’ Kim Jong-un? Pse mbetet një mister vendndodhja e diktatorit të...

Ku ‘fshihet’ Kim Jong-un? Pse mbetet një mister vendndodhja e diktatorit të Koresë

Bota jashtë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyangut, di shumë pak rreth sundimtarit ‘të zhdukur’.

Kim Jong-un nuk është parë në publik për më shumë se dy javë, megjithatë bota ka pak të dhëna për vendndodhjen e udhëheqësit të Koresë së Veriut apo gjendjen e shëndetit të tij, shkruan The Guardian.

Edhe Donald Trump, ‘ai personi’ jashtë Koresë së Veriut që të pritej të hidhte dritë mbi misterin që rrethon “mikun” e tij, tha shumë pak për ti dhënë fund spekulimeve, ai pretendoi se kishte një “ide shumë të mirë” për mënyrën se ku ishte Kim…

“Unë nuk mund t’ju them saktësisht,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Por, kam një ide, për të cilën nuk mund të flas tani. Unë thjesht i uroj të jetë mirë.”

Fshehtësi në çdo prononcim zyrtar që buron nga Koreja e Veriut e bën praktikisht të pamundur një ide të qartë të gjendjes apo vendndodhjes së diktatorit Kim, përfshirë edhe shëndetin e anëtarëve të dinastisë.

Kontrolli i regjimit mbi rrjedhën e informacionit është absolut. Ndërsa teknologjia celulare e ka të pamundur marrjen për ndonjë informacion nga bota e jashtme – veçanërisht nga zonat afër kufirit me Kinën – pak detaje janë të njohura vetëm për një numër të vogël të njerëzve të besueshëm deri sa ato shpërndahen, në shumë terma propagandistikë, nga media të kontrolluara nga shteti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments