19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeFilipçe: Maskat për një përdorim nuk duhet të përdoren shumë herë

Filipçe: Maskat për një përdorim nuk duhet të përdoren shumë herë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ju ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me përdorimin e maskave.

Në disa rekomandime që ai i ka shpërndarë në Facebook, kërkohet që maska e cila është për një përdorim të mos përdoret më shumë herë nga qytetarët.

“Është shumë e rëndësishme që pajisja mbrojtëse të përdoret në mënyrë të rregullt, që të pengohet rreziku plotësues nga infektimi. Maska mbrojtëse për një përdorim nuk guxon të përdoret më shumë herë”, ka shkruar Filipçe.

Në rekomandimet për vendosjen dhe mbajtjen e drejtë të maskave, të cilat Filipçe i publikoi thuhet se maska duhet të ngjitet për fytyrën, plotësisht të mbulohet goja dhe hunda, nuk duhet të preket me duar të papastra, ndërsa kur të nxirret nuk duhet të preket pjesa e përparme dhe sipas tij paraprakisht duhet të lahen duart.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments