9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeKShZ-ja konfirmoi kandidaturat për president të shtetit

KShZ-ja konfirmoi kandidaturat për president të shtetit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor konfirmoi kandidaturat e shtatë kandidatëve presidencialë për zgjedhjet e ardhshme për presidentin e shtetit.

Njëzëri për të gjithë kandidatët, Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga BDI, Arben Taravari nga VLEN, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, Stevço Jakimovski nga GROM dhe Biljana Vankovska nga Levica, anëtarët e KSHZ-së i konfirmuan kandidaturat e tyre.Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski, njoftoi se të gjitha listat e kandidatëve për president të shtetit janë dorëzuar me kohë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjatë javës së ardhshme, më së voni deri më 28 mars, në seancë publike do ta përcaktojë me short renditjen e kandidatëve në fletëvotim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments