12 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeKSHZ / Deri në ora 17, dolën 397.612 votues ose 44.18%

KSHZ / Deri në ora 17, dolën 397.612 votues ose 44.18%

Deri në orën 17:00 në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të drejtën e votës e kanë ushtruar 397.612 zgjedhës ose 44.18 për qind.

Siç njoftoi kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, për momentin dalja më e madhe është në Novaci, ku votuan 67,19 për qind, ndërsa më e ulëta në Pllasnicë – 15,5 për qind.

Konkluzioni është se votimi po zhvillohet në mënyrë paqësore.

Krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, deri në orën 17:00, pjesëmarrja është më e lartë me rreth 9 për qind.

Deri më tani në KSHZ janë dorëzuar 308 kundërshtime, prej të cilave 85 janë pranuar, 27 janë refuzuar si jo të plota dhe 38 janë refuzuar. Pjesa tjetër është në proces përpunimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments