14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeKSHPK e mbylli lëndën për rikonstruim të QS “Boris Trajkovski”, por kërkon...

KSHPK e mbylli lëndën për rikonstruim të QS “Boris Trajkovski”, por kërkon ligj të ri për financim të partive politike

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) do t’i dorëzojë shkresë Ministrisë së Financave për nevojën e miratimit të një ligji të ri për financim të partive politike, për shkak të thënieve të konstatuara gjatë lëndës për furnizimin e kryer publik nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me rikonstruimin e QS “Boris Trajkovski” për nevojat r mbajtjes së Samitit të OSBE-së në nëntor të vitit të kaluar.

KSHPK sot në mbledhje e mbylli lëndën, ndërsa krahas ligjit të ri për financim të partive politike do të kërkojë veprime edhe nga Drejtoria për të ardhura publike dhe Drejtoria për polici financiare. Komisioni për antikorrupsion i analizoi thëniet në opinion lidhur me ekzistimin e marrëdhënieve klienteliste mes përfaqësuesve politik apo personave zyrtarë në institucione të caktuara me ndërmarrjen “Eurovia” të deklaruar so donatore e partisë politike BDI. Për atë shkak, siç thanë, ekzistonin dyshime se gjatë procedurës në MPJ janë bërë keqpërdorime nga ana e personave zyrtarë me qëllim që kjo ndërmarrje ta marrë tenderin.

Sipas analizës së KSHPK-së, dokumentacioni i tenderit, kushtet se kush mund të marrë pjesë si ofertues, na udhëzon se ekziston tendencë për favorizim të një ndërmarrje të caktuar apo se kushtet janë krijaur për një operator të caktuar ekonomik. Për këtë, siç thanë, flet edhe fakti që katër operatorë ekonomik kanë parashtruar ofertë, por edhe pasi që Komisioni shtetëror për ankesa rreth furnizimeve publike ka vendosur, i ka vlerësuar ofertat e parashtruara dhe si më e volitshme ka mbetir oferta e kompanisë “Eurovia”.

Siç u tha në mbledhje, u konfirmuan thëniet se një pjeës e mjeteve që i merr “Eurovia” dhe nga organe të tjera shtetërore u janë bartur BDI-së.

“Në këtë rast bëhet fjalë për person juridik i cili është donator i një partie. Ligji për financim të partive politike e rregullon mënyrën, plrkatësisht vlerën e donacioneve. Është fakt se në procedurën paraprake konstauam shumë më të lartë të donacioneve, por Ligji për financim të partive politike parasheh se ndërmarrja e cila ka bërë marrëveshje me organet shtetërore, nuk mund të jetë donatore e ndonjë partie politike. Në këtë rast, kjo është anashkaluar, aq më shumë me faktin se ekziston lidhje kapitale mes ndërmarrjeve që e marrin kontratën për rikonstruim të sallës me ndërmarrjen e cila bën donacione në dobi të BDI-së”, theksuan nga KSHPK.

Këto dyshime, siç thanë, i konfirmuan përmes ekstrakteve të ndërmarrjeve me lidhje kapitale të cilat i siguruan nga bankat afariste ku kanë hapur llogari transaksioni dhe shihet si mjetet që janë marrë nga “Eurovia” përmes transfereve të ndryshme nga njëra llogari në tjetrën përfundojnë në llogari të BDI-së.

Në DAP do të dorëzohet kërkesë për veprim tatimor dhe kontroll të bilanceve tatimore të “Eurovia”-s dhe “Eurovia holding”, llogaritë e tyre të konsoliduara vjetore për shkak të transferit të mjeteve si kredi nga njëra llogari te tjetra dhe pagesa e tyre si donacion i BDI-së, ndërkaq me qëllim të konstatimit nëse ekziston evazion tatimor dhe nëse kjo është në pajtim me Ligjin për fitim dhe Ligjin për TVSH. Në Drejtorinë për polici financiare, ndërkaq do të dorëzohen raportime me kërkesë për veprim komoetent dhe hulumtim të rrjedhës së parave jo vetëm në këtë por edhe në rste të tjera.

Drejt Ministrisë së Financave do të dërgohet shkresë për nevojën e miratimit të ligjit të ri prë financim të partive politike, siç ishte thënë në mbledhje, është imponuar nga problemet e shumta, dobësitë dhe mangësitë, si në Kodin zgjedhor, ashtu edhe në Ligjin aktual, ndërkaq për harmonizimin e të cilit bën me dije edhe OSBE/ODIHR.

KSHPK vendosi edhe të dërgojë shkresë në MPJ së bashku me personat përgjegjës në formë me shkrim të bëjnë valorizimin e rikonstruimit të kryer dhe pajisjes së sendërtuar në S}QS “Boris Trajkovski”, me qëllim që përmes kontabilitetit të evidentohet si rritje e vlerës së objektit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments