18.5 C
Tetovo
E shtunë, 27 Korrik, 2024
BallinaLajmeKrisja Vuçiç-Putin?! Gruaja e Zelenskit dhe Ministri i Jashtëm vizitë të papritur...

Krisja Vuçiç-Putin?! Gruaja e Zelenskit dhe Ministri i Jashtëm vizitë të papritur në Beograd (video).Reagon Rusia.

Një vizitë e papritur në Serbi. Keshtu po konsiderohet vizita e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba, në Beograd.

Ata kanë takuar ministrin e jashtëm, Marko Gjuriç dhe bashkëshorten e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Tamara Vuçiç.

Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi që nga koha kur Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vizita ishte e karakterit kulturor, por për Reuters, lëvizja e fundit shikohet si një devijim i Vuçiç nga besnikëria ndaj Putin.  

Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments