Pas thirrjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për shtyrjen e zgjedhjeve, të njëjtës thirrje i është bashkuar edhe partneri i koalicionit, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
Kryetari Kasami ka bërë thirrje që të anulohen zgjedhjet, dhe të mbahen në një periudhë më të qetë dhe më të favorshme, duke thënë se prioriteti kryesor i partisë është shëndeti i qytetarëve.