19.3 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeKosovë / S’ka kuorum, përsëritet votimi për presidentin

Kosovë / S’ka kuorum, përsëritet votimi për presidentin

Raundi i parë i votimit për presidentin e Kosovës, u përsërit, pasi vetëm 78 deputetë morën pjesë në votim për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në rrethin e parë të votimit duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.

Disa deputetët të LDK-së, në raundin e parë të votimit nuk morën pjesë në votim. Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu nuk votuan.

LDK-ja përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 15 deputetë.

I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë. Komisioni, pas një mbledhjeje, tha se të dy kandidatët plotësojnë kushtet për kandidim.

Të pranishëm në sallë janë 82 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në nisje të seancës ishte i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza, por më pas ata lëshuan sallën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments