4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeFashizmi maqedonas nuk u pengoi 5 ministrave shqiptarë të arsimit/ Libri i...

Fashizmi maqedonas nuk u pengoi 5 ministrave shqiptarë të arsimit/ Libri i Sociologjisë me ofendime të rënda (VIDEO)

Ofendimet, gjuha e urrejtjes dhe stigmatizimi i shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Maqedoninë e Veriut, përmes teksteve shkollore nuk përfundon me librin e gjeografisë. Edhe më skandaloze është përmbajtja e librit të sociologjisë për vitet e dyta të arsimit të reformuar në shkollën e mesme. Në pjesën ku flitet për normën e lindjeve në vend theksohet se ka “shkallë të lartë të lindjeve kemi te romët, shqiptarët dhe turqit” ku si shkas thuhet se është niveli i ulët i arsimimit dhe se “në lidhje me këtë duhet të merren masa dhe të gjendet një mënyrë për ta kthyer normën e lindjeve në normalitet”.

SOCIOLOGJIA PËR VITET E DYTA

“Një përqindje e madhe e kësaj popullate, veçanërisht ata që nuk janë të arsimuar sa duhet, riprodhohen në mënyrën e vjetër, tradicionale, pa kontroll të ndërgjegjshëm të lindjes. Duhet të merren masa në këtë drejtim dhe të gjendet një mënyrë për të sjellë normën e lindjeve në normale”

Përderisa për shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike kërkohet të merren masa për të kthyer në normalitet shkallën e natalitetit, në të njëjtin tekst të librit të sociologjisë, autorët shkruajnë̈ se “ato grupe etnike (maqedonas), ku rritja natyrore e popullsisë është e ulët, duhet të stimulohen sepse përqindja e lindjeve të pranishme në grupe të ndryshme etnike ka një ndikim negativ në planin politik, ekonomik dhe shoqëror “.

Botues dhe drejtor i përgjithshëm i librit është Pavle Petrov, kryeredaktor Eli Makazileva, e autorë Nelko Stojanoski, Zoran Matevski, Mileva Gjurovska. Përkthyes i këtij libri është Agim Fazliu, lektor-korrektor Retail Sulejmani dhe redaktor teknik: Novko Gruevski.

Arben Zeqiri /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments