Kosova refuzon vaksinat kineze nga Shqipëria për arsimtarët.

20

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ka dhënë detaje lidhur me dështimin e vaksinimit të mësimdhënësve kosovarë në Shqipëri.

Vitia konfirmoi se kanë kërkuar që nga Qeveria e Shqipërisë të vaksinohen mësimdhënësit kosovarë, por ata u njoftuan se u kishin mbetur vetëm doza të vaksinave kineze nga Sinovac, njofton Klan Kosova.

Sipas tij me këtë lloj vaksine, nuk kanë dashur t’i vaksinonin mësimdhënësit kosovarë.

”Në fillim nga Kryeministri Rama kemi pasur një ofertë gjeneroze që të vaksinohet stafi shëndetësor me Pfizer apo AstraZeneca në Republikën e Shqipërisë. Por ne pranuam kontigjentin e parë të vaksinave në Kosovë, dhe nisëm këtu procesin më të shpejtë të vaksinimit të personelit shëndetësor”.

”Në këtë rast me ato të Shqipërisë, kam kërkuar të shfrytëzohen vaksinat për mësimdhënësit. Por më pas u informuan se ato vaksina janë harxhuar dhe kanë mbetur vetëm vaksinat kineze nga mekanizmi SinovcDhe ne nuk e pamë të arsyeshme që mësimdhënësit tanë të vaksinohen me vaksina që nuk janë të sigurtaKjo është arsyeja që është shtyr procesi. Manastirliu na ka treguar se në momentin kur të kenë prapë Pfizer apo AstraZeneca, do ta bëjmë në një herë tjetër”./klankosova.al