4.3 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZiadin Sela për Ali Ahmetin: Nderet e vjetra i ka zëvendësuar me...

Ziadin Sela për Ali Ahmetin: Nderet e vjetra i ka zëvendësuar me turpe të reja!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela më një intervistë për emisionin,,Personale” në RTV Dukagjini në Kosovë ka folur edhe për disa aspekte nga jeta personale,si politikan por edhe si një shqiptarë i zakonshëm i Maqedonisë së Veriut.

Sela ka folur për shumë tema edhe jashtë politikës,për jetën e tij studentore dhe rrugëtimin politik,për të bërat dhe të pabërat e politikës shqiptare në Maqedonin e Veriut.

Për temat aktuale politike në kontekst të zhvillimeve mbarëkombëtare,kurse në fundë të emisionit ashtu siç është edhe formati i emisionit,,personale” Ai ka komentuar edhe disa fotografi të politikanëve nga skena politike mbarëshqiptare.
Fotografia e parë ishte e Kryeministrit Aktual Albin Kurti për të cilin gazetarja ka thënë se në Kosovë kohëve të fundit Ziadin Selën e krahasojnë me Kurtin,kurse Sela është përgjigjuar: Albin është dhe duhet të jetë Albin,ai është figura që përfaqson ndryshimin,por tani është momenti që këtë ta bëjë realitet dhe mos qofsha në lëkurën e tijë,por e dijë se dot ja dal” ka thënë Sela.
Fotografia e dytë ishte Ali Ahmeti për të cilin Sela tha se do ta përshkruaj me një fjali ,,nderet e vjetra i ka zëvendësuar me shumë turpe të reja” ka thënë Sela për Ahmetin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments