3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeJo vetëm plagjiatura në UT! Shabani: Paralajmërohet se ka më shumë parregullsi

Jo vetëm plagjiatura në UT! Shabani: Paralajmërohet se ka më shumë parregullsi

https://tv21.tv/jo-vetem-plagjiatura-ne-ut-shabani-paralajmerohet-se-ka-me-shume-parregullsi/

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës nuk është vetëm çështja e plagjiaturës, por Inspektorati Shtetëror i Arsimit nga kontrollet që janë kryer pritet që të dalin edhe  parregullsi tjera. Këtë e paralajmëroi zëvendësministri i Arsimit gjatë ditës së, sotme i pyetur  se deri ku është raporti i inspektoratit  të ministrisë së Arsimit për kontrollin e kryer në Universitetin e Tetovës.

 “Momentalisht i presim raportet  tyre.  Pasi që ata të raportojnë  do shkojmë do marrim hapat e tjera konformë  ligjit dhe rregulloreve. Nuk është vetëm plagjiatura, paralajmërohet se ka më shumë  parregullsi në nivele të Universiteti  Shtetëror të Tetovës.  Do i shqyrtojmë një nga një dhe konformë situatës dhe do reagojmë”, tha Arafat Shabani – zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës.

Televizioni  21 gjatë ditës së sotme ka kontaktuar edhe me inspektor të këtij inspektorati, por nga atje na thanë se akoma nuk kanë përfunduar  me shqyrtimin e dokumentacionit i cili është marr në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe i njëjti është duke u përkthyer. Pasi të përfundoj i gjithë përkthimi do të dilet edhe me një raport të hollësishëm se çfarë është konstatuar nga kontrolli i jashtëzakonshëm në UT. Ky hetim nisi pas publikimit të një hulumtimi i cili nxori se rreth 10 profesorë të këtij universiteti gjegjësisht, Fakultetit të mjekësisë, punimet e tyre shkencore i kanë plagjiaturë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments