6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaKoronavirusi në Gjermani/ Merkel: Bllokimi do të zgjasë deri në fillim të...

Koronavirusi në Gjermani/ Merkel: Bllokimi do të zgjasë deri në fillim të prillit

Na duhen tetë deri në dhjetë javë të tjera masash të ashpra”, tha kancelarja gjermane. Më shumë se 12,800 raste të reja dhe afro 900 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të Covid,

detyruan Kancelaren gjermane, Angela Merkel tu dekalaronte ligjvënësve konservatorë se ajo pret një bllokim në Gjermani për të ndaluar pandeminë e koronavirusit, e cila do të zgjasë deri në fillim të prillit, sipas Bild, duke cituar disa persona që morën pjesë në takim.

“Nëse nuk arrijmë të ndalojmë këtë virus britanik (lloji i mutuar i koronavirusit të ri), atëherë deri për Pashkë do të kemi dhjetë herë më shumë raste”. Na duhen tetë deri në dhjetë javë më shumë masa të ashpra”, u citua Merkel të thoshte nga Bild.(shekulli.com.al)

Situata në vend, megjithatë, mbetet e vështirë dhe përhapja është e madhe, pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 12,802 në 24 orët e mëparshme, duke arritur në 1,933,826, sipas të dhënave të mbledhura nga Instituti Robert Koch për Sëmundjet Infektive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments