15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës me dokument HISTORIATI se prona kishtare e KODRËS SË...

Komuna e Tetovës me dokument HISTORIATI se prona kishtare e KODRËS SË DIELLIT është e KOM-it(MPC), por kritikon se është marrëveshje e BDI-së, LSDM-së dhe VMRO-së.

Komuna e Tetovës i ka dërguar OPINIOINIT një deklaratë me vërtetim nga kadastra për “vështrim historik të shënimeve të bëra në parcelën kadastrale Sroj 1/102 KO Pisec-vongrad”, ku tregon se është mënyra në të cilën kisha e Popova Shapka e solli tokën në zotërim të saj.
Në njoftim përshkruhen disa procedura për kalimin e kësaj prone në emër të Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit (KOM-OA). Ky njoftim vjen pasi vendosja e një kryqi 15 metra brenda pronës së kishës javën e kaluar shkaktoi reagime nga disa parti politike.

  • Historia e ndërtimit të kryqit filloi në vitet e 90-ta, kur toka në pronësi të kishës iu dha Ndërmarrjes së Menaxhimit të Kullotave, por kulmin e arriti me ardhjen në pushtet të BDI-së. Historia fillon nga viti 2004. Në këtë vit u krijua një parcelë prej 10887 m2 dhe iu dha kompleksit të Manastirit. Më pas, në vitin 2009, prona iu transferua drejtpërdrejt Kishës Ortodokse me seli në Shkup. Këto procedura janë zhvilluar larg mendimit dhe syve të qytetarëve të Tetovës, në vitin 2018 zgjidhja është evidentuar në Kadastër, ndërsa vendimi është marrë paraprakisht më 18.06.2012 nga njësiti për çështje pronësore dhe juridike,që është pjesë e Ministrisë së Financave në Tetovë, e cila rezultoi me privatizimin e tokës prej 10,889. m2 dhe dy ndërtesa: kisha dhe kambanorja. Me këtë Kisha bëhet pronare e tokës dhe e të dy objekteve. Përkundër faktit se toka është privatizuar, duket se asgjë nuk ka përfunduar, më 19 maj 2021, gjegjësisht para se të ndodhin zgjedhjet ku BDI dhe Teuta Arifi në Tetovë pësuan debakël , e gjithë toka në kadastër është devijuar nga toka për kullota
  • duke u shndërruar në tokë ndërtimore, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
  • Pushteti lokal i Tetovës vlerëson se fakti që KOM- OA ka marrë këtë pronë është marrëveshje mes partive BDI, LSDM dhe VMRO DPMNE.
  • -Pas më shumë se dy dekadash punë me kishën ortodokse, toka jepet, shndërrohet në ndërtesë, objektet legalizohen dhe e fundit ishte vendosja e kryqit. Kjo do të thotë, historia tregon se ka një marrëveshje mes BDI-së, LSDM-së, VMRO-së që Kishës t’i jepet toka në shfrytëzim, pastaj të shitet me çmime qesharake, të ndërtohet ilegalisht dhe pastaj BDI-ja vetëm ta privatizojë. Kjo është dyfytyrësia e BDI-së dhe miqve të saj. Do të mundohen të vazhdojnë të dëmtojnë interesat e qytetarëve të Tetovës, të nxisin urrejtje dhe avantazhe politike, por sharra tashmë u ka ngulur në gozhdë, nuk do të munden. Në fund dokumentet do t’i japim edhe në media dhe do t’i publikojmë në opinion, në mënyrë që qytetarët të shohin qartë se çfarë fshihet pas krimit, thonë në njoftimin e sotëm nga Komuna e Tetovës.
  • Në takim, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në përgjigje të pyetjes së gazetarit tha se për KODRËN E DIELLIT po punohet plan urbanistik me të cilin do të legalizohen objektet fetare dhe objektet përcjellëse.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments