15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeNë prag të janarit, mbi 300 mësimdhënës kërkuan pushim për një vit:...

Në prag të janarit, mbi 300 mësimdhënës kërkuan pushim për një vit: Çka tregon kjo?

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka konfirmuar se sipas shifrave që posedojnë, janë mbi 300 mësimdhënës që kanë kërkuar pushim vjetor, pa pagesë, në pritje për t’u larguar nga Kosova pas 1 janarit 2024.

“Shifrat e sakta i posedojnë drejtoritë e arsimit, por nga shifrat që i kemi ne, janë rreth 300 punëtorë të arsimit që kanë kërkuar pushim pa pagesë një vjet”, ka konfirmuar për Albanian Post, Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit dhe Shkencës dhe Kulturës.

“Ajo që na shqetëson është se mbase këta 300 kanë kërkuar pushim një vit për t’u larguar nga sistemi arsimor, qoftë për t’u punësuar diku brenda Kosovës apo qoftë për të shkuar diku jashtë vendit për shkak të liberalizimit të vizave”, thotë Jasharaj, duke shprehur shqetësimin se numri mund të rritet e të shumëfishohet.

Sipas studiuesit Col Mehmeti, shifra të tilla që qarkullojnë lidhur me mundësinë e largimit të mësuesve nga Kosova, tregojnë dy gjëra.

“Këto zhvillime në mikrokozmos i kjartësojnë dy gjâna thelbësore në epitafin e shtetit të Kosovës: (1) shteti lindi sepse vullneti i Perëndimit ishte i tillë, nji miratim gjigand për nji shtet ma shumë në Evropë; (2) shteti u zhbâ sepse thjesht banorët që ishin shtetas të tij jetën e panë kudo tjetër veç aty jo.”, shkruan Mehmeti.

Shkrimi i plotë i tij:

‘Sipas nji informacioni jo të konfirmuem, janë qindra mësimdhânës, në mos mijëra, që kanë marrë pushim vjetor pa pagesë.

D.m.th personeli arsimor veç e ka da ménjen me e provue migrimin në Gjermani. Në rast se kjo kuturisje për nji arsye ose tjetër nuk dhêz, në rast kthimi, atëherë venet e braktisuna të punës i kanë gati.

Kjo kallxon shqip se çfarë pune cilësore kanë në menje kur iu japin mësim gjeneratave që çdo vit fundërrojnë poshtë e ma poshtë.

Këto zhvillime në mikrokozmos i kjartësojnë dy gjâna thelbësore në epitafin e shtetit të Kosovës: (1) shteti lindi sepse vullneti i Perëndimit ishte i tillë, nji miratim gjigand për nji shtet ma shumë në Evropë; (2) shteti u zhbâ sepse thjesht banorët që ishin shtetas të tij jetën e panë kudo tjetër veç aty jo’.

Për gazetarin Lirim Mehmetaj, ‘sot puna e mësimdhënësit, është një punë zori’.

Ai shkruan:

‘Dikur puna si mësimdhënës në Kosovë ka nënkuptu siguri, rehati dhe perspektivë.

Sot është një nga punët e zorit.

Në kohën e nevojës për strategji kombëtare për adresimin e problemit të PISA-s, do të ketë nevojë për hartimin e strategjisë kombëtare për ndaljen e mësimdhënësve në Kosovë.

Mësuesi që e lë punën e tij në Kosovë për t’u përkthyer në një punonjës krahu në Gjermani duhet të jetë trishtim i papërballueshëm dhe gjendje gremine.

Në një botë paralele, i rrethuar me komoditetet e jetës, Albin Kurti, u tha trushpëlarëve të partisë se veç në ëndrra paramendohet suksesi i tij si kryeministër.

Ata – të pajisur me kokën mbi qafë veç si ndërtim pa leje – i besuan’, shkruan Mehmetaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments