10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeKomuna e Tetovës ka harxhuar 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve,...

Komuna e Tetovës ka harxhuar 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve, qytetarët ngelen të ngujuar në Kodrën e Diellit

linku https://portalb.mk/727682-komuna-e-tetoves-ka-harxhuar-103-mije-euro-per-pastrimin-e-rrugeve-qytetaret-ngelen-te-ngujuar-ne-kodren-e-diellit/

Disa pronarë të vilave në Kodrën e Diellit si dhe nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” ditëve të fundit kanë denoncuar se në atë rrugë, e cila është nën kompetencën e Komunës së Tetovës, bora nuk pastrohet. Dje, për pasojë, një familje ka ngelur e ngujuar në vilën e tyre për shkak të pamundësisë së lëvizjes. Përkundër kësaj, Portalb.mk mëson se autoritetet komunale kanë ndarë gjithsej 103 mijë euro për pastrimin e rrugëve, shkruan Portalb.mk.

Një familje nga Shkupi dje ka ngelur e ngujuar në vilën e tyre në Kodrën e Diellit, pa energji elektrike, pa ushqim dhe mjete të nevojshme për mbijetesë. Kjo për shkak se para vilës së tyre ka qenë rruga e mbushur me borë dhe e pa pastruar.

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup
MPB, ilustrim

“Dje (25.01.2021) në ora 12:40, B.A. (35) nga Shkupi, në SPB Tetovë ka raportuar se për shkak të reshjeve të mëdha të borës, hyrja në vikend shtëpinë e tij në Kodrën e Diellit, ku gruaja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur kanë mbetur të ngujuar për shkak të se nuk janë në gjendje të dalin nga shtëpia dhe të kthehen në Shkup.  B.A gjithashtu ka vënë në dijeni se  ata nuk kanë energji elektrike në vilë dhe se nuk kanë më rezerva të ushqimit dhe të ngrohjes” kumtoi Fatmir Rexhepi nga SPB-ja.

Për të evakuuar këtë familje nga vila e tyre, pjesëtarët e policisë nga SPB-ja në Tetovë kanë bashkëpunuar edhe me autoritetet komunale, të cilëve ju kanë bë thirrje që të pastrojnë rrugën.

Menjëherë pas raportit, zyrtarët policor nga Departamenti i Policisë së Kodrës së Diellit janë drejtuar për në shtëpinë e raportuar për të evakuuar personat e ngujuar dhe ndërkohë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale, janë përdorur edhe mekanizimet e nevojshme për të pastruar rrugën, pas së cilës personat e evakuuar me veturë të Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, janë transferuar në shtëpinë e tyre në Shkup” kumtoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Këtu theksojmë se ekziston kompani e cila e ka për detyrë të pastroje rrugën, pa pasur nevojë këtë thirrje ta bëjnë pjesëtarët e policisë nga SPB, Tetovë.

Hamdi Sulemani nga iniciativa "Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit".
Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Përveç kësaj, dje edhe nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” i bënë thirrje Komunës së Tetovës që kompania e angazhuar për pastrimin e dëborës në rrugën e cila është nën kompetencat komunale, të kryeje punën e tyre.

“A ka mundësi që një herë e përgjithmonë punën që duhet ta bëni mos ua rikujtojmë. Komuna e Tetovës dil dhe pastro rrugët në lagjen Kodra e Diellit. Deri dje arsyetim se shume vetura janë keq te parkuara ne rrugë, sot pasi qe filloj procesi mësimore i nxënësve nuk kemi me atë fluks, dhe nuk do të thotë se nuk ka njerëz-turist rrugët të mbesin të pa pastruara” shkruajnë nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Sa para paguajnë taksapaguesit tetovar për (mos)pastrimin e këtyre rrugëve?

Kontrata e parë  është nënshkruar nga Komuna e Tetovës me kompaninë KI-EM me seli në Shkup me datë 11 dhjetor të vitit 2020, lënda e kësaj kontrate është “Furnizimi me rërë dhe krip” pikërisht për mirëmbajtjen e rrugëve të Komunës së Tetovës gjatë stinës së dimrit.

Kjo kontratë taksapaguesve tetovar ju ka kushtuar 2,360,000,00 denarë apo 38,305 mijë euro.

Kontrata e parë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.
Kontrata e parë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.

Kontrata e dytë është nënshkruar 3 ditë më vonë, me datë 15 dhjetor të vitit 2020 dhe ka të bëje me “mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në territorin e Komunës së Tetovës”, i angazhuar për këtë punë nga Komuna e Tetovës është “NB Company” me seli në Tetovë.

Kjo kontratë taksapaguesve tetovar ju ka kushtuar 4,000,000,00 denarë apo 64,913 mijë euro.

Kontrata e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.
Kontrata e dytë për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, Tetovë.

Në total, për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë stinës së dimrit, Komuna e Tetovës ka harxhuar 103,218 mijë euro.

Në këtë gjendje ishte rruga e vilave në Kodrën e Diellit dje:

Foto: Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.
Foto: Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.
Foto: Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.
Foto: Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit.

Nga Komuna e Tetovës nuk komentojnë ankesat e qytetarëve dhe rastin konkret të lartpërmendur, ata potencojnë se në at rrugë ekzistojnë dy makineri për pastrimin e dëborës.

“Për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve ne komunën e Tetovës për ketë vit janë ndarë 4 milion denarë, dhe procedurën e prokurimit për realizimin e punëve e ka fituar operatori ekonomik NB Company. Në Kodrën e Diellit, komuna e Tetovës ka stacionuar 2 makineri për pastrimin e dëborës, respektivisht për rrugën e vikend shtëpizave e cila është nen kompetencat e komunës se Tetovës” deklaroi Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës.

Ndryshe, sot mbulesa më e lartë e borës prej 40 centimetra këtë mëngjes është regjistruar në Kodër të Diellit. Për këtë, është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Tetovë – Kodër e Diellit, njofton N.P. “Rrugët e Maqedonisë”. Nga “Rrugët e Maqedonisë” rekomanduan përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore për makinat dhe autobusë në këtë rrugë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments